Kosova dhe Shqipëria tani më kanë ndërmarrë hapat fillestarë drejt unifikimit të misioneve diplomatike e konsullore

Politika

Kosova dhe Shqipëria tani më kanë ndërmarrë hapat fillestarë drejt unifikimit të misioneve diplomatike e konsullore

Nga: D.B Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:41
Ismet Haziri

Kosova dhe Shqipëria tani më kanë ndërmarrë hapat fillestarë drejt unifikimit të misioneve diplomatike e konsullore.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për " Bota sot" ka thënë se, në ketë rast nuk duhet biseduar për rëndësinë, por duhet te shkruhet e flitet për pasojat e vonesës së nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

"Natyrshëm është që një komb të ketë përfaqësim dhe planifikim të përbashkët strategjik si brenda vendit , po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Është absurde që ne shekullin e XXI një komb të mos i shfrytëzojë në plotëni kapacitetet e saj, jo vetëm në politikat e jashtme, por në të gjitha sferat e jetës e në veçanti kapacitetet që e ruajnë tërësinë shqiptare në kuptimin e gjerë", ka thënë Haziri.

Sipas tij, bashkëpunimet konsullore dhe diplomatike nuk janë risi dhe as praktikë shqiptare, një bashkëpunim të tillë të përfaqësimit e praktikojë shumë shtete, ngase edhe është arsyshmeri ekonomike.

"Është gjë tjetër që në këtë rast shpërfaqen pakënaqësitë e të tjerëve, si është Rusia apo Serbia, e kuptueshme se i kanë sikletet e veta, ngase ujku kërkon gjak, e këto kombe gjithnjë kanë qenë hegjemonist ndaj të tjerëve. Pra rëndësia e këtij bashkëpunimi pikërisht qëndron në faktin se oponenca e Serbisë ndaj diplomacisë së Kosovës do të bie, dhe këtu është halli i tyre, ku njëkohësisht ulet edhe ndikimi i mbështetjes ruse. Pra është e pritshme, që pluhuri i Serbisë për këtë çështje të ngritët duke u munduar që edhe më tutje të viktimizohet duke sajuar propaganda se po krijohet Shqipëria e madhe", ka thënë Haziri.

Ai konsideron shtetasit e Kosovës, shtrihen në këtë hapësirë të lakmueshme për të tjerët(Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Greqi,Serbi,Mal Të Zi.

" Ajo qē dua ta them është se neve, nuk mundë të na zhbëjë askush, por edhe nga elementi shqiptar të mos frikohet askush.Ngasë shumë nga ata që për arsye hegjemonist të fqinjëve kanë mohua kombësinë shqiptare, do të kthehen në origjinë. Prandaj, në si komb, nuk duhet të merremi me të thënat serbe, por duhet të sqarohemi me veten tonë, të i përvishemi punës me vigjilencë dhe bota, do të na pranojë për aq sa ne jemi këmbëngulës në të drejtën tonë", ka thënë Haziri. Ai më tutje ka shtuar se, as nuk është bërë Shqipëria e Madhe dhe as e vogël, por në ketë rast kemi të bëjmë për një bashkëpunim diplomatik, ku dy vendet po i ruajnë prerogativat e veta shtetërore. "Ndryshe, nisma për unifikimin e misioneve, apo disa misionëve diplomatike e konsullore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, daton që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës", është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat