Plani sekret për ndarjen e Kosovës, deputeti i LDK-së ua shuan shpresat për jetësimin e idesë

Politika

Plani sekret për ndarjen e Kosovës, deputeti i LDK-së ua shuan shpresat për jetësimin e idesë

Nga: G.B Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:14
Zaev, Rama, Thaçi, Vuçiq dhe Erdogan

Shkëmbimi i territoreve është çështje mjaft aktuale dhe e kundërshtuar, pasi u paraqit nga presidenti Hashim Thaçi.

E së fundmi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev zbuloi planin për ndarjen e Kosovës, derisa ishte viktimë e dy komedianëve rusë, të cilat iu prezantuan si Pornoshenko.

Zaev zbuloi se plani është bërë nga Thaçi, Rama, Vuçiq, Putin dhe Erodogan.

Image
Naser Rugova

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo është ide e vjetër, që pamundësohet nga populli i Kosovës, si dhe rendi kushtetues dhe juridik i vendit.

“Kjo ide nuk është e re, është e gatuar nga anti Kosova. Populli i Kosovës si dhe rendi kushtetues dhe juridik i vendit tonë e pamundësojnë një gjë të tillë”, është shprehur ai.

Sipas Rugovës, është fat që partnerët strategjik në krye me SHBA-të janë kundër kësaj ideje ruso-serbe, duke shtuar se LDK  është shumë e vendosur për sovranitetin, integritetin dhe rendin kushtetues të vendit tonë.

“Është fat i madh që partnerët tanë strategjik në krye me SHBA-të, janë kundër këtij opsioni ruso-serb. Spektri politik i Kosovës është kundër një ideje të tillë dhe kjo nuk do të jetësohet kurrë. LDK është shumë e vendosur për sovranitetin, integritetin dhe rendin kushtetues të vendit tonë”, ka deklaruar deputeti Rugova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat