Haziri: Çfarë ka thënë Buxhovit është e vërtetë, është fakt i pamohushëm që u vranë 100 aktivist të LDK-në mënyrë mafioze

Politika

Haziri: Çfarë ka thënë Buxhovit është e vërtetë, është fakt i pamohushëm që u vranë 100 aktivist të LDK-në mënyrë mafioze

Nga: M.H Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:35
Nexhat Haziri

Në një intervistë shkrimtari Jusuf Buxhovi tha se UÇK-ja nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së.

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ka thënë Buxhovi.

Lidhur me këtë temë njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” tha që ajo çfarë ka thënë Buxhovi është e vërtetë dhe se është fakt i pamohueshëm u vranë 100 aktivist të LDK-së pa asnjë sqarim e pa gjyq në mënyrë mafioze.

“Është një deklaratë e drejtë dhe e vërtetë e prof. Jusuf Buxhovit dhe këtë ma vërtetuan apo ma forcuan edhe disa reagime nga të ashtuquajtur eksponentë të UCK-së, të cilët reaguan me plotë mllef ndaj prof. Buxhovit, por pa asgjë konkrete që ta demantonin deklaratën e tij. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte dy medaljet e saja, të luftës së drejtë, dhe ana tjetër ishte pjesa kriminale e saj, ku sic tha edhe Buxhovi por edhe siç është fakt i pamohueshëm u vranë 100 aktivist të LDK-së pa asnjë sqarim e pa gjyq në mënyrë mafioze, vetëm e vetëm se i takonin linjës politike të presidentit Rugova, të cilin “shtabistat” e Rognerit që quheshin SHP I UCK-së, e shihnin si rival politik, dhe mbështetja që presidenti Rugova kishte në popull”.

Ishte bërë si nxitje që më shumë të luftohej Rugova dhe lëvizja e tij politike se sa regjimi okupues i Milosheviqit. Pra kjo dëshmon qëllimin e tyre dhe luftës për pushtet, para dhe nam, gjë që kjo u vërtetua edhe pas luftës tash e 20 vite në liri. Them se Kosova ka një rast të mirë që përmes Gjykatës Speciale, të hedhë dritë mbi këtë pjesë të errët të historisë sonë më të re në periudhën e luftës për liri, dhe ata që kanë kriminalizuar dhe keqpërdor UCK-në, të marrin dënimin e merituar. Edhe vrasjet politike në Kosovë në periudhën e pasluftës vijnë po nga kjo pjesë kriminale e UCK-së, që në kupolën e saj udhëheqëse kanë qenë zyrtarët më të lartë që sot udhëheqin shtetin e Kosovës”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat