Sa më shpejt që të bëhet ky bashkim, aq më parë do dorëzohej e do zbutej politika denigruese serbe - Bota Sot
Sa më shpejt që të bëhet ky bashkim, aq më parë do dorëzohej e do zbutej politika denigruese serbe

Politika

Sa më shpejt që të bëhet ky bashkim, aq më parë do dorëzohej e do zbutej politika denigruese serbe

Nga: D.B Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:53
Sulejman Mehazi

Sa më shumë të unifikohet, të bashkohet e të bëhet e një zëshme diplomacia e Kosovës me Shqipërinë ndaj politikës së ashpër nacionaliste serbe, aq më tronditëse e më dorëzuese do t ‘ishte për Serbinë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Sulejeman Mehazi i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se ky unifikim diplomatik i shteteve shqiptare për Serbinë do t ‘ishte flakaresh me shumë dhimbje politike për Serbinë e Vuçiqit.

Sipas tij, sa më shpejt që të bëhet ky bashkim, aq më parë do dorëzohej e do zbutej politika denigruese serbe.

“Ky unifikim shqiptar për Vuçiqin e Daçiqin do t'shte rrahje nogdaunuese politike, shtetërore e diplomatike serbe. Se sa e frikshme është për Serbinë ky bashkim diplomatik shqiptarë, tregon dhe vet propaganda e pa ndalur serbe për një Shqipëri të Madhe, kjo Shqipëri e Madhe për serbët e ka kuptimin e copëtimit edhe të një pjese tjetër të Serbisë Jugore siç janë: Presheva, Bujanovci e Medvegja”, është shprehur profesor njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...