Bashkësia Lokale e Karaçevës me letër të hapur krerëve të shtetit: Mos i mbyllni shkollat

Politika

Bashkësia Lokale e Karaçevës me letër të hapur krerëve të shtetit: Mos i mbyllni shkollat

Nga: V.R Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:22
Karaçeva

Bashkësia Lokale e Karaçevës së Poshtme, i është drejtuar me një letër të hapur krerëve të shtetit, duke iu kërkuar që të intervenojnë për të mos u mbylluar shkollat në komunën e Kamenicës, shkruan Bota sot.

Në letrën e hapur të bashkësisë lokale, ndër të tjera, thuhet banorët e kësaj treve me plotë të drejtë janë kategorikisht kundër mbylljes së 19 shkollave.

“Ne banorët e kësaj treve me plotë të drejtë jemi kategorikisht kundër mbylljes së shkollave në fshatrat tona sepse konsiderojmë që është absurde ideja e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratit”, thuhet në letër.

Banorët e Karaçevës kërcënojnë që nëse nuk merret parasysh paralajmërimi atëherë shtatori do të shoqërohet me protesta masive për të kundërshtuar këtë padrejtësi që po iu bëhet.

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat