Këto janë bandat kriminale që kanë kryer vrasje politike në Kosovë, zbulohet personi që posedonte listat

Politika

Këto janë bandat kriminale që kanë kryer vrasje politike në Kosovë, zbulohet personi që posedonte listat

Nga: D.RR Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:28
Viktimat e vrasjeve politike

Publicisti Idriz Zeqiraj, në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se hartimi i listave me personat që do vriteshin, janë hartuar në hotelin “Rogner” në Tiranë, ndërsa tregon se një listë e tillë është gjetur te këshilltari i presidentit, Bislim Zyrapi.

“Vrasjet politike në Kosovë, janë një "e fshehtë publike". Hartimi i listave vrastare, është bërë në Hotel "Rogner". Njëra sosh është gjetur në xhepin e këshilltarit polittik të presidentit, Bislim Zyrapi, i dekoruar, së fundi, me medalje presidenciale! Krimet politike serike vrastare, që kapin shifrën 1.820, kalojnë  dyfishin e dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në  Kosovë, 820”, është shprehur Zeqiraj.

Më tej, ai thotë se vrasjet janë organizuar nga dy banda, ajo e SHIK dhe “Shqiponjat e Zeza”. Kjo e fundit ka pasur si shef Ramush Haradinajn sipas Zeqirajt, ndërsa SHIK-u Kadri Veselin, të autorizuar nga Hashim Thaçi.

“Vrasjet, kryesisht, janë realizuar nga bandat, me bazë Organizatat terroriste: SHIK dhe "Shqiponjat e zeza". Të parën, sipas deklarimit publik të Kadri Veselit, e ka themeluar Hashim Thaçi, por, është autorizuar për menaxhim e drejtim Kadri Veseli. Organizata e dytë, ka për autorësi, Ramush Haradinaj, e menaxhuar nga "gjeneralët" kriminelë të tij, të cilët, për krimet e tyre faktike, vazhdojnë të përballën me gjyqe, për dy dekada radhazi! Ndriçimin e vrasjeve politike e kanë bllokuar projektuesit dhe urdhërdhënësit e këtyre vrasjeve: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, me kompani, të cilët kanë kapur shtet e pushtet, sistemin e drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë. Shteti ligjor i ka munguar dhe i  mungon Kosovës, bandat e PAN-it e bënë ligjin. Populli është i traumatizuar, i asfiksuar. Terrori i luftës dhe i pas luftës, ka qenë i njëtrajtshëm, i egër. Serbia e përzënë nga NATO-pakti, kishte lënë bandat e saj shqipfolëse, për ta terrorizuar popullin e Kosovës edhe pas luftës. Nuk ishte i rastsishëm as dezërtimi i 5.700 ushtarëve të UÇK-së, sepse, duke i parë krimet e "komandantëve" shqipfolës, humbën besimin, ikën, jo nga Serbia, por nga "komandantët" e tyre. E hidhur, por, krejt e vërtetë! Për këtë ikje masive, e shprehë habinë e tij edhe vet Ramushi, jo me "rrëshqitje goje", por, me shkrim. A thua kaq i paditur e profan ishte Ramushi, sa për të mos i parë krimet monstrume të "komandantëve të UÇK-së?!?", ka thënë për “Bota sot”, Idriz Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat