Krasniqi: Hetimi i listave të fryra të veteranëve, i takon Prokuroris dhe jo politikës

Politika

Krasniqi: Hetimi i listave të fryra të veteranëve, i takon Prokuroris dhe jo politikës

Nga: M.H Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:45
ilustrim

Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe shoqëria civile i janë përgjigjur negativisht kërkesës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli, për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e listave të fryra të veteranëve dhe njëherësh pastrimin e tyre. Sipas tyre kjo është një ndërhyrje në gjyqësor dhe keqpërdorim i komisioneve hetimore.

Analisti poltik Faik Krasniqi, për “Bota sot”, tha që lista e veteranëve është interes partik dhe personal dhe se krijimi i këtij komisoni nga e kryeparlamentarit Veseli, është për të fituar simpati dhe votën e qytetarëve, dhe se kjo çështje i takon Prokurorisë dhe jo politkës:

“Së pari listat e veteranëve i shumëfishojnë për interesa partiake dhe personale, pastaj gjoja tentojnë të krijojnë komisione parlamentare për verifikimin e veteranëve të rrejshëm. Kjo është tendence për të fituar simpati dhe votën e qytetarit. Kjo është çështje që i takon Prokurorise, dhe jo politikës.

Image
Faik Krasniqi

Çfarë duhet të bëjë Prokuroria që t'i identifikojë veteranët e rrejshëm? Të marr listën nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe KFOR-i, dhe në bazë të asaj liste verifikohen veteranët e rrejshëm. Ështe fare e thjeshtë. Kurse komandantët që kanë bërë këto pislleqe për interesa personale dhe politike, të dënohen me burgime të rënda për dëmtim të buxhetit të shtetit, për shkak se e kanë vjedhur paranë e qytetarëve”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat