UÇK nuk ishte e shenjtë, të flasim pa dorëza dhe si njerëz të civilizuar

Politika

UÇK nuk ishte e shenjtë, të flasim pa dorëza dhe si njerëz të civilizuar

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 korrik 2019 Në ora: 09:55
Jusuf Buxhovi

E dalë nga lufta e gjatë dhe me mungese të theksuar të arsimimit, shoqëria shqiptare në Kosovë vazhdon të vuaj kompleksin e tabuve, si dhe gjërave që i trajton të shenjta. Në një shoqëri të civilizuar dhe të emancipuar hapja e debateve për tema të ndryshme merret si mundësi të shkëmbimit të mendimeve dhe ardhja në përfundim të së vërtetës.

Pas daljes nga lufta propaganda e disa individëve që në emër të luftës çlirimtare arritën të realizonin qëllimet e tyre meskine, karshi interesit të përgjithshëm të shoqërisë, prodhuan një acarim të raporteve mes atyre që me fantazimë mbështesnin njerëzit e luftës dhe atyre që kishin mendim më racional. Disa nga këta të fundit edhe janë maltretuar duke u etiketuar si tradhtar, disa edhe duke u vrarë në emër të “spiunëve”. Kjo sindromë ka vazhduar për gjatë viteve duke prodhuar një gjendje të mjerë, krimi dhe varfëria në rritje dhe shpresa duke u zvogëluar çdo ditë e më shumë. Si rezultat i kësaj sot kemi më pak popullsi, më shumë ikje dhe më shumë zhgënjim. Të gjitha këto manifestojnë gjendjen e vështirë shpirtërore të popullit të qeverisur nga hajna, mafiozë e të mbështetur nga kjo kategori e shoqwrisë, edhe pse në pakicë, por dëmin e ka prodhuar për shumicën tjetër të shoqërisë.

Po të flasësh një fjalë të vërteta, e që nuk është prej atyre të lavdërimeve për ndonjë ish ushtar të UÇK, sot trajtohesh si tradhtar, linçohesh dhe besa edhe kërcënohesh. Ndonëse, në krahasim me vitet e para të pasluftës kjo ka rënd, gjithsesi vazhdon të jetë ne përmasa ende shqetësuese.

Më ka ndodhur edhe mua vet që kur kam bërë qoftë ndonjë status për ndonjë nga ish komandantët e UÇK-së jam kërcënuar. Rast konkret ka të bëj me Sami Lushtakun, që kur shkoi në Hagë për t’u intervistuar, bëra një status që “mos të kujtoj se po shkon në Dubravë ku mund ta ofendosh kur të do drejtorin e burgut” dhe menjëherë vërshuan ofendimet, kërcënimet etj. Kjo dëshmon së ende jemi larg civilizimit, ku mendimi ndryshe dhe i lirë merret dhe trajtohet si vlerë. Kjo gjë s`më ka ndodhur vetëm mua, por edhe disa të tjerëve. Nëse unw them se nuk i bën nder as Adem Jasharit që çdo shesh në komunat e Kosovës të mbajw emrin e tij e di se do kem shumë kundërshtime, pasi shumë pak janë ata që merren me analizën racionale të saj, por janë të pirur për të të sharë, ofenduar etj. Gjithashtu nëse them se dyshoj se Adem Jashari ka lindur me 28 Nëntor, e di që askush s`do të sjell fakte për të kundërtën, por do paragjykohem, linçohet dhe kërcënohem. Kjo është tamam prirje e shoqërive talebane që nuk kuptojnë logjikën por veprojnë sipas emocioneve “në mbrojte të shenjtërisë”.

Parimi i demokracisë është toleranca e cila tek ne ende s`ka gjetur veten, dhe vështirë që do e gjej edhe një kohë të gjatë. Edhe rasti i fundit me z. Buxhovi shpërfaqi këtë mangësi të shoqërisë.

Kam theksuar dhe them prapë se as UÇK dhe as Adem Jashari nuk kanë qenë dhe s`mund të trajtohen si të shenjtë, duhet të flitet e të diskutohet për gjërat që dikush mendon ndryshe. Pastaj me fakte dhe argument mund të debatojmë dhe natyrisht se emancipimi i shoqërisë krijohen në këtë mënyrë. Jo të vrapojmë pas gjërave që nuk i njohim, as nuk kemi fakte dhe argumente për të kundërtën. Mendimi i lirë intelektual sot në Kosovë është në krizë të thellë, si pasojë e langonjve që të vijnë pas duke të gozhduar si Jezu Krishtin. Kjo shoqëri ka nevojë për ndryshim, me hapje të temave të diskutimit ku secili ka të drejtë të shpreh mendimin e tij, ndryshe rrezikojmë të shndërrohemi në shoqëri komuniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat