Profesori i Parisit: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave - Bota Sot
Profesori i Parisit: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Politika

Profesori i Parisit: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Nga: N.H Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:39
Valon Murtezaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit profesori ndërkombëtar, Valon Murtezaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova ka plotësuar kriteret që qytetarët e saj të lëvizin në zonën shengen pa pasur nevojë për vizë.

Mirëpo, sipas tij, çështja e heqjes së regjimit të vizave në përgjithësi varet nga relacioni i mirëbesimit ndërmjet palëve, në këtë rast ndërmjet vendeve shengen dhe Kosovës.

“Çështja e heqjes së regjimit të vizave në përgjithësi varet nga relacioni i mirëbesimit ndërmjet palëve, në këtë rast ndërmjet vendeve shengen dhe Kosovës. Është komplekse, dhe kërkon mirëkuptim ndërmjet palëve. Kosova ka plotësuar kriteret që qytetarët e saj të lëvizin në zonën shengen pa pasur nevojë për vizë”, është shprehur ai për gazetën “Bota sot”.

Me tej, ai ka thënë se lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe çështjet e sigurisë, janë kritere që shqyrtohen me kujdes të veçantë nga ana evropiane.

“Megjithatë, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, çështjet e sigurisë, janë kritere që shqyrtohen me kujdes të veçantë nga ana evropiane. Prandaj, Kosova duhet të tregojë shembuj progresi evident në këto fusha, dhe duhet të bëjë më shumë në këto dy fusha. Kriteret tjera janë plotësuar mirë”, tha ai.

Në fund, Murtezaj gjtihashtu ka treguar edhe arsyet të cilat kanë ndikuar në ngadalësimin të këtij procesi.

“Poashtu edhe zhvillimet e përgjithshme evropiane kanë ndikuar në ngadalësimin të procesit. Viti 2020 do të duhej të ishte parashikim real, por kjo varet nga vendet evropiane vendim-marrëse në proces”, ka përfunduar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...