Kosova përballë vizitës së Presidentit të Francës në Beograd

Politika

Kosova përballë vizitës së Presidentit të Francës në Beograd

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 korrik 2019 Në ora: 08:24

Kosova ka qenë temë diskutimit në takimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron në Beograd. Njohësit e çështjeve politike vlerësojë se nëse serbët kushtëzojnë presidentin Macron për taksën, atëherë kushtëzimi si kundërpërgjigje i qeverisë se Kosovës le të jetë falja dhe dëmshpërblimi serb ndaj Kosovës për krimet e luftës.

Sipas tyre, vizita e Presidentit të Francës në Serbi, është një ngjarje e cila prekë drejtpërsëdrejti situatën përkatësisht raportet Kosovë -Serbi.

Mehmeti: Nga Beogradi pritet që Macron të bëjë thirrje nga SHBA dhe BE –ja që të mbështesin ndarjen e Kosovës

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se Macron me vete do të sjell propozimin që të gjendet një kompromis për të filluar sa më shpejt bisedimet, duke i bërë thirrje Prishtinës që të heq taksën.

Sipas tij, në bazë të kësaj Kosovës do i hapën rruga për liberalizim të vizave ndërkohë që Serbia do të përshpejtojë hapat për në BE.

“Besoj se nga Serbia Macron do të bëj më tepër presion mbi Prishtinën se sa mbi Beogradin, duke ditur edhe marrëdhëniet serbo-franceze që historikisht janë të mira. Franca është aleati më besnik i Serbisë, krahas Rusisë që me ndihmën e aleatit dhe spiunit të Francës. Pra Hashim Thaçi po mundohet të jetësojë ndarjen e Kosovës, dhe ky është edhe qëllimi i vizitës së Macron, që të bëj thirrje që SHBA të mbështes një zgjidhje të tillë e cila sipas saj do të vendos përfundimisht paqe në Ballkan. Në fakt, Kosova nuk pritet të përfitoj diçka nga kjo vizitë, pasi Franca nuk pritet të përfaqësoj edhe qëndrimin e Gjermanisë si aleat në këto bisedime, por të sajin zyrtar, e që në fakt më tepër shkon në favor të Serbisë. Pra nga Beogradi pritet që Macron të bëjë thirrje nga SHBA dhe BE –ja që të mbështesin ndarjen e Kosovës”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Makolli: Do të ishte shumë e favorshme, sikur Macron ta vizitonte edhe Kosovën

Image
Vesel Makolli

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, tha se në vizitën e presidentit Francez në Serbi, përpos raporteve bilaterale, nuk mund të kalojë pa u shtjelluar edhe çështja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e diskutuar edhe në shumë samite paraprake.

“Kishte me qenë shumë e favorshme sikur Macron në këtë rast ta vizitonte edhe Kosovën, andaj ne duhet të punojmë dhe të krijomë marrëdhënie të ngrohta me këtë fuqi evropiane, e cila e ka njohur shtetësinë e Kosovës, ndër shtetet e para bashkë me fuqitë tjera relevante. Nuk ka vend për brengosje se asnjë marrëveshje për Kosovën nuk mund të merret pa qenë Kosova prezentë dhe pa miratimin e saj, si dhe as heqja e taksës”, ka thënë Makolli.

Ai konsideron se veprimet duhen të jenë komfor interesave tona jetike, duke mos anashkaluar asnjëherë këshillat dhe sugjerimet e miqve ndërkombëtar, e sidomos atyre qe me veprime luftarake kontribuuan për lirinë tonë të pritur me shekuj.

“Ne më shumë duhet të merremi me vetveten, të përmirësojmë veten dhe sjelljet tona sidomos marrëdhëniet tona të brendshme në mes vete, pasi që krejt fajet për të bëmat dhe mos të bëmat, apo për të mirat dhe të këqijat që e kanë pllakosur këtë vend fajtor jemi ne vet , shkaku i mungesës se unitetit si dhe gjindshmërisë në raport me fuqitë relevant botërore që kanë bërë konstelacionin e forcave në kohë të caktuara gjatë historisë. Miqtë duhet të fitohen dhe të ruhen pasi që për të fituar një përkrahje nga shtete relevante botërore duhet punë dhe gjinshmëri , ndërsa për të krijuar kundërshtar apo “armiq” është shumë lehtë. Çdo fuqi evropiane në këtë rast edhe Franca duhet të konsiderohet si mike dhe duhet të punohet dhe veprohet në atë mënyrë që ta fitojmë përkrahjen e saj, pasi që synimet tona janë të drejta dhe para se gjithash demokratike, liberale dhe njerëzore. Demokracia , liberalizimi dhe humaniteti kanë filluar pikërisht nga Franca dhe sot aplikohen në shumicën e vendeve demokratike botërore”, ka nënvizuar Makolli.

Pse Franca gjatë historisë ne disa raste ka dal në përkrahje te kundërshtarëve të Kosovës, sipas Makollit është vet faji i Kosovës.

“Ne nuk kemi ditur ti artikulojmë, argumentojmë drejt dhe qartë synimet tona, e në këtë drejtim ndikim kryesor ka pasur kakofonia dhe shkurtpamësia e liderëve tanë politik. Historia duhet të na shërbej si mësim për mos përsëritjen e gabimeve të bëra në të kaluarën, të cilat na kane kushtuar shtrenjte, duke i bartur pasojat edhe në ditët e sotit”, ka thënë Vesel Makolli.

Image
Leon Duhanaj

Ndërsa, analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë se vizita e Presidentit të Francës në Serbi, është një ngjarje e cila prekë drejtpërsëdrejti situatën përkatësisht raportet Kosovë -Serbi.

Sipas tij, çështja e dialogut kur u vendos të zhvendoset nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe të trajtohet, si çështje e brendshme e BE-së, ishte fitore e madhe për Kosovën.

“Ishte kjo periudhë kur Kosova ishte ënde në ekspansion dhe kishte përkrahje të pakontestueshme ndërkombëtare. Kjo ishte shansi i madh që Kosova t'i largonte kthetrat serbe njëherë e mirë dhe të gjejë rrugën me të shkurtër drejtë integrimit në BE. Por lind pyetja, se çfarë ndodhi? Ku dështoi puna? Shtetet Kryesore të BE-së, e bënë të vetën. Por, ishim ne ata që dështuam. Ishim ne ata që të gjithë propagandën serbe kundër nesh e vërtetuam duke dhënë argumente në baza ditore, sa që ndodhi edhe ftohja si dhe ngritja e dyshimeve rreth kauzës shqiptare në Kosovë dhe rajon. Lidershipi në Kosovë në vend që të vazhdojë rrugën integruese, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, vendosi ta sigurojë paprekshmërinë duke ngritur struktura kriminale ne gjithë aparatin shtetërorë, duke ndikuar që administrata e shtetit të mbushet me militantë, pasardhës të oligarkëve”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka thënë se duke injoruar kritikat e perëndimit, në vend të kësaj duke thëlluar bashkëpunimin me shtete si Turqia, e cila i bleu të gjitha asetet në vend dhe përmes agjenturave të veta, investojë në tjetërsimin e ndjenjës së të qënurit shqiptarë.

“Kosova u bë kampione e rekrutimit për në ISIS, gjë i dhuron argumente Serbisë kur thotë se shqiptarët janë të rrezikshëm për Evropën. Në anën tjetër, në rrugën e gjatë të negociatave ne Bruksel, pala kosovare, e përfaqësuar jo denjësisht, nga njerëz me hipoteka dhe lehtë të shantazhueshëm, bëri gabime të vazhdueshme duke lëshuar për dhe duke ndikuar që Serbia të rikthejë ndikimin në Kosovë. Marrëveshja Thaçi-Vuçiç për ta integruar Listën Serbska në politikën e Kosovë, ishte një tradhti ndaj Kosovës dhe ndaj komunitetit serb në Kosovë, të cilët në masë të madhe kishin filluar të integroheshin dhe të mos dëgjonin kambanat e Beogradit’, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, vetëm dështime të njëpasnjëshme që mund t'i përmenden, prandaj, tanimë situata ka kaluar në një fazë të re, ku kërkohet zgjidhje dhe Franca si akter me rëndësi të madhe në BE kërkon ta merr rolin e saj edhe në dialog dhe të ndikoj në gjetjen e zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.

“Shtetasit e Kosovës e kanë taksën e cila është cilësuar si pengesë për dialog dhe me siguri që do të kërkohet heqja e saj si ndonjë kompromis. Heqja e taksës si kompromis për zgjidhje kishte me qenë e pranueshme për ne. Por, kam frikë pas shumë këtyre dështimeve falë përfaqësuesve të padenjë do të përballët edhe me presione e kompromise tjera”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Mehazi: Serbët janë të rëndë për çfarëdolloj marrëveshje ndaj Kosovës

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë , Sipas tij, Vuçiq, Brnabiq e Daçiq janë vazhdimësi e mos dëgjueshmërisë, e mosmarrëveshjeve ‘millosheviqiane’ kundrejt Kosovës.

“Në kohën e Millosheviqit vinin e shkonin diplomatët e huaj evropian për t'u marrë vesh me te, po pa sukses, kështu do të ndodh edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Presidenti i Francës Macron, do të shkojë në Beograd për prosperitetin e dy shteteve në BE, kurse politika serbe do të vazhdojë me avazin e vjetër të taksave. Habitemi me pasivitetin e qeverisë së Kosovës, se si është e mundur që Haredinaj të kënaqet e të stopohet vetëm te taksat serbe e mos t'i përgjigjet Vuçiqit me një ofanzivë tjetër të rëndë politike për faljen e të gjithë të bëmave të këqija serbe në Kosovë”, ka thënë Mehazi.

Ai konsideron se nëse serbët për dialog me Kosovën, kushtëzojnë presidentin Macron për taksat, atëherë kushtëzimi kundërpërgjigjes i qeverisë se Kosovës le të jetë falja dhe dëmshpërblimi serb ndaj Kosovës.

“Pra, kundër kushti i taksave serbe le të jetë falja serbe ndaj shtetasve të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor, Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat