"Qeverisja kriminale e PAN-it po e lë Kosovën pa kuadro"

Politika

"Qeverisja kriminale e PAN-it po e lë Kosovën pa kuadro"

Nga: A.M. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:53
Udheheqesit e PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj

Largimi i të rinjve  nga vendi vazhdon të jetë një ndër problemet të mëdha në shtetin tonë. Pjesë përbërëse e qytetarëve që po migrojnë në vendet e ndryshme botërore janë kuadro të rëndësishme të shoqërisë, si doktor, infermier e individ me profesione të tjera.

Analisti poltik, Nexhat Haziri, për “Bota sot” ka fajësuar për zbrazjen e Kosovës  qeverisjen e koalicionit PAN.

“Kjo zbrazje sidomos nga të rinjtë është rezultat i mungesës së mundësive të barabarta qoftë në arsim, punësim dhe sferave të tjera për shkak të partizimit të institucioneve, nepotizmit, klientalizmit, krim dhe korrupsion që prodhon klasa politike, në veçanti kjo qeverisje e koalicionit PAN”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Po ashtu, ai është shprehur se fenomeni i braktisjes së Kosovës nga të rinjtë ka marrë përmasa shqetësuese nuk po shohim një reflektim të qeverisë.

“Duke qenë kjo situatë e tillë, realisht të rinjtë nuk shohin perspektivë në Kosovë, duke iu mbetur si opsion i vetëm ikja nga vendi për të kërkuar një jetë më të mirë dhe më të sigurt për ta, e që është kërkesë e tyre legjitime. Për fat të keq duke e parë që fenomeni i braktisjes së Kosovës nga të rinjtë ka marrë përmasa shqetësuese nuk po shohim një reflektim të qeverisë dhe kjo ta krijojnë përshtypjen se këta lider shtetëror e duan Kosovën të zbrazur dhe vetëm për interesat e tyre”, ka përfunduar Haziri për Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat