“Derisa janë në krye trashëgimtarët e Millosheviqit, Vuçiqi, Brnabiq e Daçiq asnjë proces nuk mund të ecë përpara”

Politika

“Derisa janë në krye trashëgimtarët e Millosheviqit, Vuçiqi, Brnabiq e Daçiq asnjë proces nuk mund të ecë përpara”

Nga: D. B. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:40
Kryekrimineli Sllobodan Millosheviq

Deri më tani Samitet janë mbajtur e kanë kaluar e asgjë s'është bërë në dobi të Kosovës. Madje edhe Samiti i Parisit i paralajmëruar në shtator sipas Vuçiqit, do vij do mblidhen të mëdhenjtë e Evropës e përsëri asgjë nuk do bëhet, si përherë Serbia për dialog me Kosovën si kusht do kërkonte heqjen e taksave, Haradinaj nuk do lëshonte pe e kështu do zgjatet edhe më procesi i dialogut Kosovë Serbi.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili bën një prononcim për “Bota sot” ka thënë se derisa janë në krye trashëgimtarët e Millosheviqit, Vuçiqi, Brnabiq e Daçiq asnjë proces politik nuk mund të ecë përpara kundrejt Kosovës.

Sipas tij, pa këmbënguljen e BE ndaj Serbisë dhe ky Samit i ardhshëm në Paris do dështonte.

“Për zgjatjen e dialogun Kosovë - Serbi fajtor janë dhe fuqitë e mëdha evropiane të cilët aq shumë janë duke e mikluar Vuçiqin jo që nuk lëshon pe, por ju kërcënohet elitës politike të Kosovës. Për mos dialogun me Serbinë është fajtore dhe vet qeveria e korruptuar e Kosovës, e cila më shumë mundohet të fsheh krimet e korrupsionet e bëra për të shpëtuar vetveten se sa dialogu me Serbinë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat