Paralajmëron analisti i njohur: Kosova do të mbetet pa shqiptarë

Politika

Paralajmëron analisti i njohur: Kosova do të mbetet pa shqiptarë

Nga: A.M. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:15
Foto arkiv

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se trendi i mos perspektivës në Kosovës, po vazhdon edhe në këtë qeverisje dhe se nuk po bëhet sa duhet për ta kthyer shpresën tek qytetarët.

“Qeverisjet e këqija paslufte nuk ofruan atë që qytetaret prisnin, duke ndikuar që të humbet besimi dhe të venitet shpresa se në këtë vend ka perspektivë. Kjo, natyrisht rezultojë me ikje të vazhdueshme. Ky trend vazhdon akoma, pasi as kjo qeveri s`ka bërë aq sa duhet që sado pak të ketë shpresë tek qytetarët. Për të rikthyer besimin duhet që politikanet, sidomos ata në qeveri, të bëjnë reforma të thella duke ofruar pushtetin tek qytetarët”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se largimi i këtij sistemi të korruptuar është ndër kushtet kryesore që qytetarët presin dhe se ka paralajmëruar se nëse nuk ndalohet ky trend  Kosova do të mbetet pa shqiptarë, pasi që ka edhe rënie te natalitetit.

Image
Faton Mehmeti

“Largimi i këtë sistemi të korruptuar është ndër kushtet kryesore që qytetarët presin, krijimi i vendeve të punës me kushte dhe paga të dinjitetshme. Pastaj reforma të thella në arsim dhe shëndetësi, janë ndër kushtet elementare që të ndalet ky trend. Sipas këtij trendi, duke shtuar këtu dhe rënien e natalitetit, janë faktorë që ndikojnë që pas një Kosova të mbetet pa shqiptarë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat