Flasin nga Gjykata Speciale, tregojnë nëse i japin rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve

Politika

Flasin nga Gjykata Speciale, tregojnë nëse i japin rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve

Nga: N.H Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:57
Gjykata Speciale

Sikurse zbardhja e vrasjeve të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që vazhdon të mbetet një nga çështjet mjaft aktuale në vend, dhe për të cilën çdoherë bëhet thirrje që kryesit e këtyre vrasjeve të dalin para organeve të drejtësisë, e rëndësishme konsiderohet edhe fati i dëshmitarëve të këtyre vrasjeve.

Gazeta “Bota sot”, për disa ditë më radhë ka provuar të marrë përgjigje nga organet ndërkombëtare rreth fatit të dëshmitarëve.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Chris Bennett, ka thënë se ata janë duke vazhduar punën në bazë të mandatit që u ka dhënë ligji, ndërsa ka theksuar se kjo zyre i jep shumë rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve.

Ndërsa, nuk kanë dashur të flasin rreth çështjeve operacionale, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar i jep shumë rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve, por nuk komenton rreth çështjeve operacionale”, thuhet në një përgjigje për “Bota sot” nga Christopher Bennet, zëdhënës i Prokurorisë së Specializuar.

Ndërkaq, ani pse kanë kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës në Kosovës, edhe me tej vazhdojnë të mbesin të pazbardhura shumica e vrasjeve politike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat