Nëse nuk po gënjen Alma Lama, atëherë pse Policia e Kosovës nuk i mori seriozisht pretendimet e AKI-së?

Politika

Nëse nuk po gënjen Alma Lama, atëherë pse Policia e Kosovës nuk i mori seriozisht pretendimet e AKI-së?

Nga: K.M Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:32
Alma Lama dhe Drizan Shala

Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama, në emisionin T7, mbërë ka dhënë një deklaratë shokuese, ku ka thënë se është njoftuar nga ish-shefi i AKI-së, se jeta e saj është në rrezik, ajo madje ka thënë se është njoftuar se është blerë edhe armë për ta eliminuar fizikishtë atë, me ç’rast edhe pastaj paska biseduar me ish-presidenten Jahjaga, lidhje me mundësinë që të zhvendoset për mision diplomatic në Itali.

“Ish-shefi i AKI’së më ka thënë vet mua se jeta ime është në rrezik. Më ka thënë se edhe revolja me të cilën do të bëhej atentati ndaj meje është blerë. Pra, kur më është thënë kjo nuk ka qenë e lehtë për mua. Po ashtu më janë treguar edhe fotografi të njerëzve që kanë pasur të me vrasin mua”, ka thënë Lama.

Lidhje me këtë qështje, “Bota sot” e ka kontaktuar Drizan Shalan, njohës i qështjeve të sigurisë i cili ka thënë se, është shqetësuese nëse për shkak të punës dhe përgjegjësive të saja politike, jeta e Alma Lamës ka qenë në rrezik, por, ajo duhet të dal dhe t’i tregojë arsyet pse dhe nga kush është ndier e kërrcënuar, sepse, mbase ka mundur të jetë e rrezikuar për jetën edhe për qështje personale të saja.

“Për të vlersuar kërcnimin e mundshem në drejtim të ish Ambasadores se Kosovës është mirë të shiqohet që kërcnimi a rrjedh si pasoj e veprimeve të saja në skenen politike (të jep sqarim Prokuroria e shtetit )apo ka motive private. Për të dytën është mirë që Ambasadorja në fjalë të jep sqarime të nevojshme për opinionin.

 Arsyja qëndron që nëse ky kërrcënim rrjedh si pasojë e jetës së saj publike apo vendimeve të marra sa ishte deputete e kuvendit është shqëtsuese që paska pasur një planë konkret, nga konstatimi i zonjës Lama për eliminimim e saj fizik dhe ky deklarim na rikthen një dekadë mbrapa ku në Kosovë janë eliminuar figurat të rëndësishme mbi bazën e fusheveprimit politik.

 Atëherë nga kjo është mirë që të dim së paku deri ku ka rrjedhë procesi i hetimit ndaj personit apo grupit që ka planifikuar të vras zonjën Lama ( A janë arrestuar ? A ju është konfiskuar arma e cila dyshohet si mjet për të kryer veprimin kriminal ? A kanë qenë të motivuar politikisht veprimet e ati personi apo grupi për vrasjen e ish-Ambasadores, në atë kohë deputete e kuvendit ? A ka vepru ky person apo grup më herët edhe ndaj personave të cilët janë eliminuar para një dekade për veprimet e tyre politike "vrasje politike" ? etj). Pra prokuroria e shtetit duhet të dal më një proncim publik se a ishte kercnimi i zonjes Alma Lama me motive të fush veprimit politik”, është shprehur Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat