Rexhaj flet për “epokën e komandantëve”, apo i vjen fundi dhe si? - Bota Sot
Rexhaj flet për “epokën e komandantëve”, apo i vjen fundi dhe si?

Politika

Rexhaj flet për “epokën e komandantëve”, apo i vjen fundi dhe si?

Nga: D. B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:39
Sali Rexhaj

Kosova që nga paslufta e deri më sot, në secilën qeveri çdo herë ka pasur “komandantë” në radhët e saj. Pra fjala është për ish-komandantët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë pjesë aktive në politikë. Madje shumë prej tyre janë edhe udhëheqës të partive politike të cilët kanë arritur të mbërrijnë majat më të larta duke u ngritur në “detyra” deri te posti i Presidentit.

Se sa është kjo lista e duhur e cila do ta shkatërronte “epokën e komandantëve”, njohësi i çështjeve politike Sali Rexhaj ka thanë se ai është kundër që Lëvizja VV, dhe Lista Serbe, të merr pjesë në zgjedhje.

“Parimisht jam kundër që VV e Lista Serbe të marrin pjesë në zgjedhje pasi nuk e njohin shtetin e Kosovës. Por në Kosovë së pari duhet të bëhet reformë zgjedhore, që të hiqet qafe vendimi i Enver Hasanit si kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe i cili ishte i kapur nga Klani Kriminal “Pronto”, mbi koalicionet parazgjedhore, sepse është vendim i gabuar që e ka dëmtuar shumë procesin zgjedhor dhe demokracinë e qeverisjen në Kosovë. Për vet idenë e z. Millaku mund të them se deri sa lideri i VV viziton e përkulet tek varri i Alia Izetbegoviqit dhe injoron si dhe urren varrin e Rugovës si president historik nuk duhet të ketë koalicion mes këtyre dy subjekteve”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, pos reformës zgjedhore duhet të kemi më në fund edhe ligjin zgjedhor si dhe ligjin mbi funksionimin e partive politike.

“Unë jam për koalicion të gjerë sepse kemi nevojë për qeveri stabile në vitet e ardhshme, si dhe të dërgohen deri në fund mandatet e zgjedhjeve, e jo të jemi vazhdimisht në kriza, gjë e cila e ka vënë luftën për pushtet në radhë të parë, e jo qeverisjen e mirë  e me duar të pastra, në interes të qytetarëve dhe integrimeve perëndimore”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Sali Rexhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...