Haziri: Komandantët dhe pleqtë të ikin nga politika

Politika

Haziri: Komandantët dhe pleqtë të ikin nga politika

Nga: D. B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:51
Ismet Haziri

Kosova ka kaluar dhe po kalon në procese jo të lehta politike, dhe e gjithë kjo ka ardh si pasojë e këtyre proceseve. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova ka shume ngecje si në politikat e brendshme, ashtu edhe në planin e politikave të jashtme.

“Kemi shumë pasoja, ndoshta është e mjaftueshme të rikujtojmë dështimet në UNESCO, në Interpol, e të mos e themi ngujimin e qytetarëve të Kosovës , si gixhat e deleve ne torishta si pasojë e një politik bërje të tipit bajraktarësh, e që Evropa për këto sjellje po na ndëshkon duke na lavdëruar, sa për të ua bërë qefin politikëbërsve, ngase për Evropën nuk është vonë asnjëherë. Mendoj se është shumë imanente që së pari të ndodhin zgjedhjet, ngase vendi po qeveriset nga një pakicë që është në kundërshtim me vullnetin e sovranit, por edhe ma keq që as PAN nuk po funksionon, dhe si pasojë po kemi shumë ngecje në shumë fusha të ekonomisë, të arsimit, të shëndetësisë çka jo, por edhe si shumë e dhimbshme është zbrazja e Kosovës nga pjesa ma vitale e popullit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

Sipas tij, të gjitha këto rrethana kërkojnë ndryshime si ne mendësinë politike, po ashtu edhe ne anën programore, me fjalë tjera duhet një politikë bërje kohezive, që qeverisjen e bazon në ekspertizë, e jo në muskuj e meritokraci.

“Pra në këto rrethana politike duhet bërë zgjidhje nga brumi aktual politikë që kemi. Nuk jam optimist se edhe nga LDK dhe VV do të ndodhin mrekullitë, por mbetemi me shpresë se po reflektojnë në interes të Kosovës, të popullit, të shumë të Rinjve dhe të rejave dhe se po reflektojnë për sakrificën shekullore të brezave për të arritur një kompromis bashkim programor dhe ideorë me qëllim që të kapet treni i fundit i shpëtimit të Kosovës”, ka thënë Haziri

Sipas tij, besim qëndron në plejadën e re te politikaneve, të cilët janë shkolluar dhe edukuar jashtë Kosovës.

“Kosova asnjë minutë nuk mundë të humbë, nëse dëshirojmë ta kapim hapin e ecjeve me regjioni, prandaj Komandantet dhe pleqtë e LDK-së duhet të ikin duke e lëshuar rrugë dhe fry marrje për Kosovën. Pra ka shpresa se populli do të reflektojë, jo për hakmarrje ndaj askujt, por për interesin e së tashmes dhe të së ardhmes se gjeneratave që janë dhe që po na vinë. Shpresojmë se këto kualitete qeverisëse do të gjinden duke u bashkuar jo vetëm VV dhe LDK, por të gjitha ato forca politike që kanë aftësi të shikojnë të vërteten në sy, e vërteta është se Kosova po lëngon nga politika, të gjitha të mirat tjera i kemi, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat