Kosova po mbetet pa rini nga mosrealizimi i premtimeve nga kjo qeveri

Politika

Kosova po mbetet pa rini nga mosrealizimi i premtimeve nga kjo qeveri

Nga: Z.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:02
Ilustrim

Në programin e Qeverisë Haradinaj që është i publikuar për vitin 2017-2021 ndër prioritete e kësaj qeverie janë Sundimi i Ligjit; - Zhvillimi ekonomik dhe Punësimi; - Integrimet Euro-Atlantike; - Zhvillimi Sektorial, shkruan “Bota sot”.

Në këtë program ndër pikat më të rëndësishme e që kryeministri e ka parë të arsyeshme të jetë e radhitur e dyta është Zhvillimi ekonomik dhe Punësimi, mirëpo për gjatë këtyre viteve nuk kemi parë diçka konkrete në këtë drejtim.

Ndërsa nga ana tjetër shohim çdo ditë të rinj që largohen nga Kosova, e arsyeja e largimit është pikërisht mos zhvillimi ekonomik dhe papunësia, po ashtu edhe një arsyeje tjetër për të ikur është edhe diferenca e për të njëjtin profesion por që në vendet e zhvilluara paguhen më mirë.


“Vizioni Programor 2017-2021 Qeveria e Republikës së Kosovës.
....Synim i Qeverisë së Kosovës dhe imi si Kryeministër do të jetë krijimi i një standardi të ri të qeverisjes dhe për të ndodhur kjo Programi Qeverisës është ndërtuar mbi këto shtylla: - Sundimi i Ligjit; - Zhvillimi ekonomik dhe Punësimi; - Integrimet Euro-Atlantike; - Zhvillimi Sektorial”, shkruan në programin e tyre.

Ndryshe, Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton migrimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së.

Në këtë publikim ky institut bën me dije se gjatë periudhës 2008-2018, nga Kosova kanë ikur gjithsejtë 203 mijë e 330 drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kësaj periudhe gjithsejtë 141 mijë e 330 qytetarë u gjetën ilegalisht në vendet e BE-së.

Gjatë këtij hulumtimi rezulton se 344 mijë e 660 qytetarë të cilat kanë vendosur të ikin për një jetë më të mirë. Kjo i bie që 20 përqind e popullsisë ka ikur nga Kosova, thuhet në njoftimin e Institutit Epik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat