Porosia e ndërkombëtarëve nuk dëgjohet nga politikanët

Politika

Porosia e ndërkombëtarëve nuk dëgjohet nga politikanët

Nga: Z.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:59
Foto

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të 11 qershorit të vitit 2017, fitues doli Koalicioni PAN me 33.74%, dhe të tjerat kishin këto rezultate,VV Visar Ymeri 27.49%, Koalicioni LAA Isa Mustafa 25.53% dhe Lista Serbe Slavko Simić 6.12%, shkruan “Bota sot”.

Në këto zgjedhje garuan dy partitë politike më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK, kanë garuar në dy blloqe të mëdha koalicionesh kundër njëra tjetrës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje garojë e vetme.

Në këto zgjedhje nga shumë porosi për spektrin politik në Kosovë nga Bashkësia Ndërkombëtare, ishte edhe ajo që të mos përfshihen njerëz që kanë probleme me ligjin.

Mirëpo edhe pse ishte kjo porosi nga ana e ndërkombëtarëve në listën e të përzgjedhurve kishte edhe të tillë që kishin probleme me ligj.

Më poshtë mund ta ndiqni videon me porosin e Bashkësisë Ndërkombëtare:


Kaluan dy vite dhe se kjo porosi si duket ka kaluar në vesh të shurdhët, Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e saj të brendshme ka filluar startin e saj me një slogan të ri “Dekada e re”, por me njerëz të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat