Krasniqi i porositë çakajtë e politikes: S'ka më budallenj

Politika

Krasniqi i porositë çakajtë e politikes: S'ka më budallenj

Nga: A.M. Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:10
Kuvendi i Kosoves

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se parandalim i zbrazjes masive të Kosovës,  është dashur të ndodh më herët.

“Është tepër vonë për ta parandaluar zbrazjen masive që po ndodh në 4-5 vitet e fundit në Kosovë. Është dashur të mendohet më herët nga këta çakej të politikes, për ta parandaluar një gjë të tillë. Shumica e njerëzve e kanë ndarë mendjen të largohen nga këtu, për një jetë më të mirë dhe të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre. Çdo prind mendon për të mirën e fëmijëve të tyre, dhe ky vend as qe të ka ofruar ndonjëherë diçka të mirë. Prandaj, ai vend që të ofron të ardhme të sigurt, ai vend është atdheu yt. Ka kaluar koha e patriotizmit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

“Këta politikane që e shkatërruan të ardhmen e këtij populli, duke vjedhur e plaçkitur, mendojnë që me patriotizëm folklorik e mbajnë popullin. Por ajo kohë ka kaluar. S'ka më budallenj që punojnë si skllevër për këta bandita. Ka vdekur skllavëria!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat