E quajti “kërcënim të madh” ushtrinë e Kosovës, Vulinit i reagojnë nga Kosova

Politika

E quajti “kërcënim të madh” ushtrinë e Kosovës, Vulinit i reagojnë nga Kosova

Nga: Z.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:53
Ushtria e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, në një deklaratë të tij tha se kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe "përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe", thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në Beograd gjatë takimit me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, Vulin.

Ndërsa në lidhje me këtë temë Hajrullah Tërnava, eksperti i sigurisë, foli për gazetën “Bota sot”, i cili tha se serbët me deklaratat e tyre në tubime të ndryshme me ndërkombëtar apo vendor, nuk duhet të na habisin se çfarë mendojnë për popullin shqiptar, ngase, siç thotë ai, e sidomos për shtetin e Kosovës. Ai tha se serbët edhe kur luftonin me Kroacinë, Bosnjën dhe kur epshin intervista-opinione gazetareve, në pyetjet e gazetareve se serbet kenë e llogarisin anemikun më të madh në trevat e ish-Jugosllavisë, ata non-stop kanë deklaruar se në vendin e parë i kemi shqiptarët armiq numër një, pastaj kroatet, boshnjaket e me radhë me kenë luftonin, edhe që shqiptarët nuk ishin në luftë me ta.

“Prandaj deklaratat e Vulinit në bisedë me komandantin suprem te Forcave Aleate te NATO-së në Evrope, Tod Wolters „ kërcënimi më i madhe për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës“ dhe „përpjekjet për formimin e Shqipërisë se madhe“. Populli e ka thënien që përputhet me realitetin se „ku dhemb dhëmbi shkon gjuha“. Serbia i dine damet-haket e saja ndaj shqepëtave, me shekuj i kanë shkaktuar në forma dhe periudha të ndryshme popullin shqiptar. Të llogarisim që nga vitet 1878-1912 dhe deri ne vitin 1945 serbët me gjenocidet e kryera ndaj popullit shqiptar, që kanë masakrua me qindra mijëra e pse jo edhe me miliona shqiptar, që për këto masakra e gjenocide ka edhe shkrime të shkruara, bile edhe nga autor serbë dhe ndërkombëtar, vetëm ta përkujtojmë Dimitrije Tucoviqin për përshkrimet e tija dhe masakrat serbëve ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Image
Hajrullah Tërnava, eksperti i sigurisë

Sipas tij, duke i pasur parasysh këto krime që ia kanë shkaktuar popullit tonë, ata mirë e din se po që forcohet populli i shqiptar si shtet në Kosovë, dhe ushtarakisht, dihet sa çka mund ta pret Serbinë për ato të bëra gjenocidiale në të kaluarën ndaj popullit shqiptar, me që askujt nuk i ka mbetur për atë dynja me e la borxhin, dhe krejt borxhet kryhen në këtë botë.

“Sidomos po u bashkuan shqiptarët në Ballkan që me numër është populli më i madhë në këto treva, e sidomos që shqiptarët në Ballkan përpos me serbet me askënd nuk kane pasur kurrë probleme apo konflikte luftarake, që në të kundërtën serbet, me të gjitha kombet dhe shtetet fqinj në Ballkan, kanë pasur luftëra të ndryshme dhe të gjithë fqinjët janë të harmuar me serbët, dhe po ndodhi një luftë Ballkanike të gjithë munden të lidhin aleanca mes veti për t’a luftuar Serbinë. Tani nëse i kemi këto të dhëna parasysh, atëherë lehtë vijmë te konstatimi se serbët gjinden në një penikë të kohës, për të cilën nuk e din se çka ju sjell e nesërmja. Serbët edhe në luftërat e viteve 1999 me shqiptarët dhe aleatet tonë në krye me NATO-në, e humbën luftën dhe iu deshtt ta nënshkruajnë kapitullimin e famshëm të Kumanovës” shtoi tutje ai.

Më tej Tërnava tha se nëse edhe në këto kohëra e humbën luftën me shqiptarët, në të cilën luftë shqiptarët u vetorganizuan, edhe qe një kohë të gjatë ishin të okupuar nga serbët, sipas tij, me formacionet e tyre luftarake UÇK-së dhe rezistuan dhe duelin fitimtar, e tani kur Kosova po ec drejt krijimit ushtrisë të pavarur me armatimin ma modern dhe me aleancë me NATO-në, është e kuptueshme sjellja e tillë e Serbisë në panikë, që për detyrë të parë gjithnjë e kanë që ta alarmojnë faktorin ndërkombëtarë për rreziqet që i presin prej shqepëtave, dhe angazhohen që ta pengojnë zhvillimin e Kosovës, e sidomos ta pengojnë bashkimin e trojeve shqiptare, e cila paraqet kërcenim për shtetin serbë.

“Fatlumsisht tani Kosova është në rrugëtim të mirë që me aleatët e vetë e në krye me Amerikën dhe BE të anëtarësohet në NATO, dhe si aleate e sajë të janë partner të barabartë në të ardhmen, dhe Kosova të anëtarësohet në OKB dhe të bëhet anëtare e rregullt e BE. Dhe me një krijim të një shteti shqiptar të fortë në Ballkan, është e kuptueshme se do te stabilizohet në tersi Ballkani, dhe do të bëhet pjese përbërëse e BE-së”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat