Tomë Gashi flet pas dorëheqjes së Haradinajt, ka një mesazh për deputetët që votuan Specialen

Politika

Tomë Gashi flet pas dorëheqjes së Haradinajt, ka një mesazh për deputetët që votuan Specialen

Nga: Z.B Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:12
i Tomë Gashi

Gjykata Speciale që nga sekondi i parë ka qenë,është dhe deri në fund do të jetë politike. Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se, tanimë këtë të keqe të madhe që po i bëhet Kosovës e din të gjithë.

Ai ka akuzuar deputetët që e kanë votuar Gjykatën Speciale, që sipas tij, me këtë akt e kanë dërguar kryeministrin vendit të tyre në Gjykatë.

“Duhet ti “ falenderohemi” deputeteve të Kosovës të cilët e votuan ligjin për këtë Gjykatë Nderkombetare raciste , një nacionale dhe e cila, kurrë nuk do të sjell drejtësi për askënd, pos që do të ngop dhe përmbushë apetitet e Serbisë dhe po i bejnë shërbim Serbisë duke e paraqitur tani nga agresori në viktimë”, është shprehur avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat