Sejdiu: Dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj, nuk i jep të drejt Presidentit Thaçi të veprojë asgjë në kryeneq në raport me Serbinë
Në një prononcim për “Bota sot”, deputeti Korab Sejdiu e ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj në kontekstin e hapjes së horizontit të Presidentit Thaçi që I pa penguar të veproj në raport me bisedimet me Serbinë, ku Sejdiu ka thënë se absolutisht dorëheqja e Haradinajt nuk i jep të drejt Presidentit Thaçi të veproj krye në vete.
‘Presidenti nuk i ka duart e lira sepse ekzistojnë obligime të qarta kushtetuese se si duhet Presidenti të veprojë në këto raste. Në asnjë mënyrë, nuk ka kompetenca që të merrë përsipër dialogun me Serbinë, veçanerisht duke pas parasyshë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje, që e bënë të qartë se Presidenti nuk ka kompetenca të tilla sepse ato kompetenca i takojnë Qeverisë, përkatësisht Kryeministrit. Rrjedhimisht, në të kundertën, një veprim i tille nga Presidenti do të ishte shkelje serioze e Kushtetutës”, është shprehur Sejdiu.