Kryeministër Kadri Veseli, ai do ta heqë taksën, në shërbim të Presidentit Thaçi?!

Politika

Kryeministër Kadri Veseli, ai do ta heqë taksën, në shërbim të Presidentit Thaçi?!

Nga: K.M Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:09
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Në një postim të tijin në facebook, analisti Fadil Lepaja ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj nga pozita e drejtuesit të qeverisë, duke thënë se tash, me gjasë Presidenti Thaçi mandatin do t’ia japë përsëri PAN-it, Veselin si bartës të listës, ai do ta heq taksën dhe do të rifillojnë bisedimet me Serbinë.

Ja postimi i plotë i Lepajës

Presidenti Thaçi, pas dorëheqjes së kryeministrit e rrjedhimisht edhe kësaj qeverie, me shumë gjasë do të jap mandatin për formimin e qeverisë së re sërish te koalicioni PAN, te bartësi i listës z. Veseli, i cili do të formoj një qeveri me bazë të gjerë, e cila me shumë gjasë do t'e hjek taksën dhe do të rifillojë bisedimet me Serbinë, për të arritur një marrëveshje përfundimtare me të.


Këtë qëllim duhet ta ketë patur edhe vizita e z. Veseli në SHBA. Shkuarja në zgjedhje do të prolongonte gjithçka për disa muaj, deri në formimin e parlamentit dhe qeverisë së re, dhe duke pasur parasyshë raportin e forcave kjo do të mund rë zgjaste edhe më shumë. Kështu, kur rë kontestohet e drejta e koalucionit PAN, lidhur me ankesat do të vendosë Gjykata Kushtetuese e cila do të thirret në faktin se udhëheqës i koalicionit ishte z. Veseli dhe se koalicioni ruan të drejtën kushtetuese të formojë qeverinë e re.
Në njëfar mënyre, kjo ishte edhe një nga mundësitë e pakta për të dalur nga pat pozicioni, ku erdhëm me kushtëzimin se taksa mund të hiqet vetëm pas njohjes nga ana e Serbisë dhe barikadimit serb se nuk ka bisedime me taksë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat