Delegacioni i Kosovës në hotele me pesë yje në Bruksel, populli rrugëve

Politika

Delegacioni i Kosovës në hotele me pesë yje në Bruksel, populli rrugëve

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 korrik 2019 Në ora: 18:22
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshëm delegacionin e Kosovës në bisedime me Serbinë. Natyrisht, kjo do të duhet të pasonte me dhënie të përgjegjësisë nga ekipi ne fjalë, në veçanti dy bashkëkryesuesit Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Kjo natyrisht se nuk ndodh, dhe as që pritet të ndodh me një klasë politike në pushtet që nuk njeh asnjë normë morale dhe njerëzore. Me qindra mijëra euro të shpenzuara për luks në vizita në Bruksel dhe vende të tjera, në hotele me pesë yje dhe ushqim të shtrenjtë, janë para të paguara nga qytetari i varfër i këtij vendi.

Delegacioni i Kosovës nuk ishte serioz pasi nuk kishte qëllime në interes të vendit, fatkeqësisht krejt e kundërta po ndodh me palën tjetër, Serbinë. Kjo e fundit po shfaqet gjithnjë më serioze në raport me ndërkombëtaret sa i përket Kosovës. Gjatë vizitës së para pak ditësh në Beograd të presidentit Francës Macron, homologu i tij serb e inkurajoj që të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në një lloj kompromisi. “Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Kompromisi nënkupton që Serbia të merr diçka në këmbim, siç ka deklaruar edhe Vuçiq në maj të këtij viti se “Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, duke lënë të kuptohet se ky është qëllimi i Serbisë.

Fatkeqësisht kjo edhe mund të arrihet, duke qenë se pala shqiptare e Kosovës nuk është as e koordinuar, dhe as e vendosur në qëndrimet e saja. Kur vijnë në Prishtinë bëhen patriot kur dalin jashtë saj flasin ndryshe, kjo ka ndodhur edhe me Thaçin dhe Veselin, të cilët herë ë mbështesin taksën dhe herë e relativizojnë forcën e saj. Me njerëz të tillë që nuk kanë vendosmëri dhe as kredibilitet, nuk mundet Kosova të pretendoj se do të arrij të përmbyll me sukses procesin e negociatave me Serbinë. Në lojën ë saj Serbia ka future edhe Parisin zyrtar, i cili pritet të emëroj një emisar special për Ballkanin, me theks të vençat për Kosovën dhe Serbinë. Kjo natyrisht pritet me gëzim nga Serbia pasi lidhjet e saja historike me Francën janë të njohura, ndërkohë që Kosova prêt mëshirë nga SHBA.

Natyrisht se pa SHBA Kosova nuk duhet as të negocioj me Serbinë dhe as të arrij marrëveshje, por gjithashtu duhet të tregoj pjekuri dhe seriozitet. Ndryshime i qëndrimeve brenda ditës tregon papjekuri, me çka edhe u jep ndërkombëtarëve arsye që mos të bësojnë tek ky pala jonë. Pas vendimit të Gjykatës Specialja ky epik duhet të shpërbëhet dhe personat që ishin pjesë e saj mos të guxojnë më të bëhen pjesë e saj. Por duhet që të emërohet një epik i unitetit dukë përfshirë njerëzit më kredibil të vendit. Njerëz patriot, vizionar dhe me qëllime të caktuara për Kosovën. Natyrisht se kjo duhet të përjashtoj Thaçin, nga i cili ka rrjedhur ideja për ndarje, dhe pastaj të fillohet nga fillimit ky proces kombëtare me rëndësi për të ardhmen e brezave. Është peshë ë madhe që fati i një kombi t’i lihet në dorë një njeriu të pabesë dhe pa kredibilitet si Thaçi. Derisa Serbia në njërën anë po përpëlitet të përfitoj sa më shumë që mundet, kur e di edhe vet se Kosovën e ka humbur që nga 12 qershori i 1999, Kosova në anën tjetër nuk brengoset aq se çfarë do të humbas, në proporcion me fatin e ca banditëve të veshur me petkun e pushteti.

Me shpresën që të bie kjo qeveri dhe ky president, dhe vendi të qeveriset nga njerëz që dinë dhe duan që Kosovën të bëjnë vend të së drejtës dhe të dinjitetshëm, dhe sigurisht të hapet kapitulli i të ardhmes, ndryshe po rrëshqasim në një rrugë pa krye. Kosova ka shumë çka për të ndryshuar, por së pari duhet që komandantët të largohen nga pushteti, që ky vend të fillojë të merr frymë lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat