Tomë Gashi: Astrit Dehari u vra për arsye puro politike, pritet raporti nga Instituti zviceran

Politika

Tomë Gashi: Astrit Dehari u vra për arsye puro politike, pritet raporti nga Instituti zviceran

Nga: D. B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:15
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, i cili është edhe avokat i familjes së Astrit Deharit, thotë se, Astriti është vrarë në burgun e Prizrenit për arsye puro politike.

Gashi gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, ka thënë se, ende nuk ka arritur raporti nga Instituti Zviceran për Deharin.

“Në rastin e Astrit Deharit nuk ka asnjë lëvizje, këto ditë kam kontaktuar zyrën e prokurorit në Prizren dhe më kanë njoftuar se nga Instituti zviceran ende nuk ka arritur raporti i hetimeve të pavarura që është kërkuar nga unë si avokat i familjes së Astrit Deharit të vrarë në burgun e Prizrenit për arsye puro politike”, ka thënë Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat