Krasniqi: Dorëheqja e Ramush Haradinajt, lojë taktike e tij

Politika

Krasniqi: Dorëheqja e Ramush Haradinajt, lojë taktike e tij

Nga: M.H Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka thënë se ka pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjet për çka është pyetur.

“Jam paraqitur si i dyshuar për të kryer obligimin ligjor në bazë të një ftesë të dhoma të specializuara. Kam pranuar këshillën ligjore që mos me u përgjigjem fare në pyetje. Unë kam kryer obligimet e mia ndaj gjykatës. Janë procedura ligjore, jo për me fsheh diçka, por nuk ka ndonjë përmbajtje që jam njoftuar me diçka, nuk e di pse jam i dyshuar. Roli në UÇK, por jo diçka në përmbajtje”, ka deklaruar ai.

Lidhur me këtë ngjarje, Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë që heshtja nga ana e kryeministrit ka qenë këshillë nga avokatët e tij dhe cek që dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit, ka qenë loje taktike e tij.

Image
Faik Krasniqi

“Mbrojtja në heshtje nga ana e z. Haradinaj, ka qenë këshillë e avokatëve të tij. Haradinaj dy here është përballur me akuza për krime lufte nga Gjykata e Hagës, dhe dy here është shpallur i pafajshëm. Nuk e kuptoj pse është thirrur prapë që të dëshmojë, në cilësinë e të dyshuarit.

Konsideroj që është një presion politik ndaj tij, shkaku i taksës ndaj dhe bisedimeve me Serbinë. Nuk ka arsye tjetër. Por dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit, ka qenë loje taktike e tij. Do të dëshmohet një gjë e tillë”, përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat