E thotë edhe ish agjenti: Dorëheqja e Haradinajt i shkon për shtati Serbisë, Rusisë dhe Hashim Thaçit, flet edhe për Gjykatën Speciale

Politika

E thotë edhe ish agjenti: Dorëheqja e Haradinajt i shkon për shtati Serbisë, Rusisë dhe Hashim Thaçit, flet edhe për Gjykatën Speciale

Nga: D. B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:41
Ramush Haradinaj

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari ka thënë për “Bota sot” se Ramush Haradinaj që nga dita e parë që ka hy në Qeveri e ka tradhtuar Kosovën, fillimisht me Demarkacion, dhe në fund nga vallëzimi me gjarprin Hashimin e Listën Serbe.

Sipas tij,  Ramushin Haradinaj me dorëheqje e tij është sjell si burrë shtetas i madh, sepse të jesh kryeministër dhe të jesh i ftuar si i akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës nuk shkon assesi.

“Sa i përket Gjykatës së Hagës, edhe pse kjo deklaratë mundet ta kushtëzojë me dënim megjithatë dua të them se Gjykata e Hagës është plotësisht një Gjykatë politike, selektive dhe me tendenca. Por duhet ta kemi të qartë se të kish pranuar Ramush Haradinaj korrigjimin faktikisht ndarjen e Kosovës sipas planit të Vuçiqit Thaçit, dhe Putinit me siguri se Ramushin e kishin thirr të dëshmoi vetëm si dëshmitar edhe atë në Lubjanë apo në Romë, sikur që i kanë thirrë disa bashkëqeverisje tjerë të tij. Por Tribunali i Hagës është  mbi 90 për qind, vepër dhe arsye për formimit të Thaçit me Klanin e tij famoz. Bazamenti i Tribunalit të Hagës është Raporti i Dick Martit ku vetëm tregtia me organe nga ana e UÇK-së është gënjeshtër, pasi raportet tjera shumica janë reale ku “Ylli Polar” i atij raporti është vet Hashim Thaçi. E kam thanë edhe më herët publikisht "se lënia jashtë bankave të akuzës të krimeve serbe që i kanë kryer në Kosovë ndaj shqiptareve janë krim i serishëm ndaj drejtësisë dhe ndaj 15.000 viktimave të vrarë të zhdukur dhe dhjetëra mijëra grave të dhunuara e mijëra krimeve tjera”, ka thënë Miftari.

Megjithatë sipas tij, krimi i dytë i Gjykatës së Hagës edhe lënia e Hashim Thaçit jashtë bankave të akuzës, për krimi lufte ndaj shqiptarëve.

“Hashim Thaçi sikur harroi ti fus në bankat e akuzës edhe krimet, e vrasjet e bëra ndaj komandantëve të luftës, krimet e vrasjeve të shumta politike të kundërshtarëve të Hashim Thaçit dhe “Klanit” të tij dhe aktakuzës për krimin e organizuar pas luftë. Thënë shkurt, Tribunali i Gjykatës së Speciale është hajgare sepse është ri vrasje e serishme e viktimave, nga Serbia dhe të Hashim Thaçit, i cili për ta shpëtuar vetën dhe  prapanicën e vet pranon edhe emrin e kombësinë e vet ta ndërrojë se për Kosovën nuk mërzitet fare”, ka thënë Miftari.

Ai konsideron se sa si përket luftës të UÇK-së askush dhe asnjë Gjykatë nuk mund ta njollos luftën  e UÇK-së, pasi ishte luftë e pastër dhe ndër luftërat më të pastra në botë gjerë më sot.

“Lufta e UCK-së ishte shumë më e pastër se luftërat tjera, sepse ishte luftë më e denjë se luftërat e gjithë atyre shteteve demokratike që e kanë formuar Tribunalin e Hagës. Andaj dorëheqja e Ramush Haradinaj i shkon për shtati Serbisë, Rusisë, e sidomos Hashim Thaçit. Por e keqja është se Ramush Hardanaj ka dashtë me çdo kusht, qeveri me Hashimin, Kadrin dhe Listën Serbe, ku edhe e gjeti fundin nga ta”, ka thënë ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat