Zogaj: Nëse Gjykata Speciale e kryen punën mirë, Kosova shpërlahet nga hipoteka e krimeve që kanë ndodhur

Politika

Zogaj: Nëse Gjykata Speciale e kryen punën mirë, Kosova shpërlahet nga hipoteka e krimeve që kanë ndodhur

Nga: D. B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:03
Skënder Zogaj

Sa është e vërtetë që Gjykata Speciale po pastron UÇK-në nga personalitetet që janë veshur me petkun e ushtarit për të përfituar në mënyrë dinake me vrasje, haraçe e linçime ndaj të tjerëve, pas shumë vrasjeve gjatë luftës dhe pas saj, ku akuzohen shumë komandantë, eprorë e udhëheqës të UÇK-së, analisti politik Skënder Zogaj ka thënë për “Bota sot” se luftërat gjithmonë janë me pasoja të mëdha sepse, shkaktojnë dëme të mëdha nga të cilat humbja e jetës së njerëzve është më e rënda dhe më e pafalshmja.

“Për fat të keq edhe lufta çlirimtare e Kosovës manifestoi dobësi të jashtëzakonshme, me pasoja të pariparueshme. E them këtë pasi pos humbjeve nga okupatori serb, iu shkaktuan plagë të thella edhe nga veprimet e dobëta të brendshme, siç ishin vrasjet politike, që kishin fuqizimin e strukturave të grupeve kriminale. Bilanci është tepër tragjik, sepse flasim për rreth 700 vrasje të burrave dhe grave që u është marrë jeta vetëm pse kanë menduar ndryshe nga profiterët e luftës. Nga të këtillët është dëmtuar lirua dhe pavarësia e Kosovës, është njollosur gjaku i shenjt i derdhur për çlirimin e vendit dhe janë damkosur krye vlerat e shtetit e të historisë së Kosovës, siç është UÇK-ja me mbi 30 mijë veteranë të falsifikuar, mashtrues ordinerë”, ka thënë analist8i politik Skënder Zogaj.

Sipas tij, të tillët ka qenë rendi që të zbulohen dhe marrin dënimin e merituar nga drejtësia vendore, por kjo nuk ka ndodh dhe, tash, e vetmja shpresë mbetet Gjykata Speciale.

“Shpresa është se do të ndodh pastrimi duke i zbardhur krimet dhe duke i dënuar kriminelët. E konsideroj shembull të mirë dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, i cili pati kurajon që në Hagë të shkoj për të dhënë llogari si qytetar e jo si kryeministër. Nëse Gjykata Speciale e kryen punën mesatarisht mirë, përfitohet shumë, sepse Kosova shpërlahet nga hipoteka e krimeve që kanë ndodhur dhe që duhet të marrin dënimin e merituar”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat