LDK, momenti dhe alternativat

Politika

LDK, momenti dhe alternativat

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 25 korrik 2019 Në ora: 08:02
Grupi Parlamentar i LDK-së

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. E përpos temperaturave të larta që shënojnë në muajin gusht, për këtë parti gushti do  të jetë dhe më i nxehtë, pasi me datën 3 të këtij muaji, do të zgjidhet kryetari i ri i saj.

Ndonëse, ende nuk janë bërë të ditur kandidatët për kryetar, nga publikimet që janë bërë në media, duket se gara do të jetë mjaft e ashpër.

E derisa data po afron, gara bëhet më e fortë, ku dhe në anën tjetër kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe partitë po presin shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

 Aabzi: Në LDK duhet të fitojë pozicioni që është qartazi pro koalicionit me LVV

Image
Haki Abazi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK si partia më e vjetër në Kosovë është para një sfide të madhe, që mund të prodhojë një situatë të volitshme nëse ka prioritet ruajtjen e shtetit, vlerave demokratike dhe përcaktimin për një qeveri të koalicionit, që përjashton partitë dhe profiterët e politikës.

“Partitë politike dhe organizimi politik përveç në Lëvizjen VV ka degraduar nga demokracia e brendshme në luftë emrash dhe individësh. Kjo mund të jetë edhe normale po tëmos ishte garë për veshje me fuqi dhe pushtet. Përgjegjësia sot në politikë nuk ështëe rëndomtë, kemi të bëjmë me përfundimine shtetformimit si proces apo dështimine shtetit. Kjo kërkon pjekuri të madhe. Lidhja Demokratike si partia më e vjetër në Kosovë është para një sfidë të madhe që mund ta prodhojnënjë situatë shumë të volitshme nëse bëhet prioritet avancimi i vlerave demokratike, ruajtja e shtetit dhe përcaktimi për një qeveri të koalicionit që përjashton partitë kërpudha dhe profiterët e politikës dhe parazitët e politikës”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, në LDK duhet të fitojë pozicioni që është pro koalicionit me VV-në dhe për këtë jep disa arsye.

“Në Lidhjen Demokratike duhet të fitojë pozicioni që është qartazi pro koalicionit me LVV. Kjo për disa arsye: 1. Në këtë formë LDK do të përmirësonte gabimin e bërë duke përkrahur Thaçin për president i cili ka përfunduar në rrezikimin e kushtetutshmërisë, sovranitet dhe integritetitterritorial të vendit, 2. Më në fund mund të fundos shpresat e atyre elementeve që përmenda, LDK ende janë të katapultuar nga partitë tjera kryesisht PDK dhe AAK e që e detyrojnë LDK të shkojnë në koalicion me PDK, 3. Koalicioni me LVV-në do të mobilzonte të gjitha pjesët, kushtimisht të quajtura të fjetura të LDK-së, të cilat kanë pauzuar nga pjesëmarrja nga politika pikërisht për shkak tëdrejtimit dhe marrëdhënieve me PDK-në, 4. Koalicioni me LVV do të përjashtonte nevojën për të mbajtur gjallë parti të dëshmuara parazite dhe pa asnjë princip politik siç janë AKR, PSD dhe Alternativa. Individët e këtyre grupacioneve politike kanë dëshmuar se janë në politikë për përfitime të tyre personale dhe asgjë më shumë, ata janë edhe mashtruesit e votuesit në të gjitha mandatet. Rrjedhimisht kjo analizë e katër deri në tetë vitet e ardhshme d.m.th dy mandate qeverisëse duhet ta udhëheq edhe ligjin e përcaktimit të lidershipit të LDK-së”, ka vlerësuar Abazi.

LDK duhet të ruajë unitetin me çdo kusht

Më tej, ai shton se LDK duhet ta ruajë unitetin me orientimin e koalicionit të shpëtimit të vendit dhe jo të ketë skenar tjetër që mund t’i shkonte për shtati vetëm zhvatësve të vendit.

“LDK duhet të ruajë unitetin me çdo kusht me orientimin e koalicionit të shpëtimit të vendit. Koalicioni parazgjedhor si pjesë strategjike e vizionit të lidershipit të LDK bashkë me programin qeverisës është i domosdoshëm për shkak se nuk ka formë tjetër të marrjes së pushtetit pas vendimit të Gjykatës Kushtetues. Çdo tentimi për të bërë kompromis me përcaktimin dhe përkushtimin e LDK-së për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për ta nxjerrë ë opozitë pozitën e tanishme, do ta drejtojë LDK-në drejt margjinalizimit dhe jorelevancës politike në të ardhmen e Kosovës. Ky skenar do t'i shkonte për shtati vetëm zhvatëseve të vendit”, ka theksuar ai.

Ndërsa, sa i përket ndikimit që mund të ketë në LDK dorëheqja e Haradinajt, Abazi thotë se ajo është e parëndësishme, derisa ka qartësi në procesin zgjedhor.

“Relevanca e dorëheqjes së Ramush Haradinaj në garën e LDK-së është margjinale dhe e parëndësishme përderisa ka qartësi në procesin dhe nëse ka nevojëpër një kompromis tranzitor që do ta mbante LDK-në e bashkuar dhe në orientimin strategjik të ciline përshkrova më lart”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

Shahu: Garuesit nuk kanë pse vënë kushte

Image
Rexhep Shahu

Ndërsa, ish gazetari dhe publicisti, Rexhep Shahu, ka thënë se LDK-së si kurrë më parë që pas vdekjes së Rugovës, i ka ardhur fati tek dera për ta marrë pushtetin, ku nëse bashkëpunon me PDK-në do të shuhej, derisa shton se në prag të marrjes së pushtetit, LDK kërcënohet nga mundësia e përçarjes së kandidatëve për kryetar të kësaj partie.

“Si kurrë më parë që pas vdekjes së Rugovës LDK i ka ardhur shansi e fati te dera me marrë pushtetin. Veç nëse bashkëpunon e ndan pushtet me PDK-në përsëri do të shuhej LDK. Por, LDK në prag pushteti po e kërcënon mundësia e përçarjes nëse kandidatët për kryetar të saj luajnë në kushte karrige kryetari e kryeministri me çdo çmim. Unë besoj se LDK ka dhe duhet të pranojë figurat mes saj dhe jo gjithkush të vet shpallet udhëheqës. Niveli intelektual i drejtuesit të LDK-së dhe aftësia për nuhatje e orientim politik do të kushtëzojnë të ardhmen e LDK-së e të prishin të ardhshëm”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, duke afruar 3 gushti, gara bëhet më e fortë, por që nuk dëshiron të besojë në lojëra të fëlliqura.

“Gjithashtu besoj se LDK e qeverisja e saj nuk do të bjerë në dorë të tipave si komandantët e PDK-së, komandant për shtëpi e fis. Duke afruar 3 gushti loja bëhet më e fortë por nuk dua të besoj në lojëra të fëlliqta e konkurrencë haraçistësh. Garuesit nuk kanë pse vënë kushte, ofrohen me veten e tyre e idetë që kanë por nuk duhet të vënë pjesët kundër të gjithës, pasi LDK i ka provuar luftën e pjesëve kundër shumicës dhe inatet e pushtet mbajtësve të saj që sillen si pashallarët”, ka vlerësuar Shahu.

E sa i përket ndikimit të dorëheqjes së Haradinajt, ai thotë se shton ethet e garuesve por nuk ndikon në LDK.

“Dorëheqja e Haradinajt besoj shton ethet e garuesve por nuk besoj që ndikon në makinën LDK, e cila kur ndizet dhe punon mirë, është shumë e fuqishme”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën ”Bota sot”.

Krasniqi: Zgjedhjen e kryetarit të LDK-së nuk do ta quaja garë

Image
Faik Krasniqi

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjedhja e kryetarit të LDK-së nuk është garë, pasi votohet vetëm nga delegatët e partisë dhe sikur të votonte çdo anëtar, do të fitonte Vjosa Osmani, e për shkak të frikës nga fitorja e saj, sipas tij, garda e vjetër nuk lejon votim të tillë.

“Zgjedhjen e kryetarit të LDK-së nuk do ta quaja garë, sepse për të parin e partisë votojnë vetëm delegatët e partisë. Sikur të votonte çdo anëtar i LDK-së, atëherë do të ishte garë demokratike dhe pa më të voglin dyshim që Vjosa Osmani do të fitonte. Kurse delegatet është lehtë t'i korruptosh për tëtë votuar me poste të ndryshme, por është e pamundur që ta korruptosh anëtarësinë e gjerë. Prandaj është demokratike që një anëtar, një votë. Por nga frika e fitores së Vjosa Osmanit, garda e vjetër nuk lejon votim të tillë”, është shprehur ai.

Krasniqi thotë se nëse Isa Mustafa kandidon sërish, do të fitojë, por që vetëm me zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare të LDK-së, do të mund të siguronte fitoren në zgjedhje.

“Është akoma e paqartë se kush ka kandiduar. Nëse Isa Mustafa rikandidon, atëherë dihet që ai fiton prapë. Vetëm zgjedhja e Vjosa Osmanit kryetare e LDK-së, do të mund t'ia siguronte fitoren në zgjedhje. Me të tjerët, gjasat janë minimale dhe rreziku potencial që prapë të bëjnë koalicion me PDK-në”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat