Kupola e krimit në qeveri po e stimulon zbrazjen e Kosovës

Politika

Kupola e krimit në qeveri po e stimulon zbrazjen e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 korrik 2019 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Paraluftës qytetarët e Kosovës u shpërngulën me forcë nga forcat serbe, ndërsa tani po largohen për shkak të standardeve ekonomike.

Nga vendi po largohen mjekët, infermierët dhe kuadrot më të mira të vendit, ndërsa deri më tani nuk është bërë sa duhet që ata mos të lëshojnë vendin.

Sipas ekspertëve, për këtë çështje ka faj skena politike, pasi që sipas tyre qëllim kryesor e kishte përmbushjen e kërkesave klienteliste e jo në zhvillimin ekonomik të vendit.

20 vite zhgënjim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se qytetarët janë të me plot të drejtë me skenën politike në vend dhe se sot na ikin mjeket, familjet dhe rinia e këtij vendi nga politikat e gabuara.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

“20 vite pas luftës qytetaret e Kosovës janë të zhgënjyer me plot të drejtë me skenën politike në vend. Ende janë të freskëta largimet, dëbimi dhe gjenocidi i okupatorit serb ndaj shqiptareve. Sot na ikin mjeket, familjet dhe rinia e këtij vendi nga politikat e gabuara dhe shpresa për një jetë më të mirë në Kosovën e dashur çfarë e ëndërronim të gjithë!!”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputetja e LDK-së, ka theksuar se edhe partia e saj gjatë kësaj periudhe ka pjesën e saj të fajit, dhe gabimeve.

“Ka ardhur koha kur këtë vend duhet orientuar në drejtim të duhur, t’i kthejmë qytetareve shpresën dhe dëshirën për të punuar dhe jetuar këtu! Gjatë kësaj periudhe edhe LDK si partia me e madhe në vend sigurisht që ka pjesën e saj të fajit dhe gabimeve”, ka potencuar Bunjaku –Rexhepi për “Bota sot”.

Për më tepër, ajo ka deklaruar se LDK-ja do ta ketë një detyrim ndaj vendit për ta marr primatin e partisë së besimit qytetare, dhe vetëm ajo dhe strukturat intelektuale të saj mund ta bëjnë këtë.

“Dhe gabimi me i madh ishte koalicioni qeverisës me PDK anise ajo këtë e bëri kundër dëshirës se elektoratit të saj, qytetareve të vendit, por për ecje përpara në interes të saj. Doli e gabuar dhe tash kjo qeveri ka degraduar me gjithçka dhe ka vrare çdo shpresë të qytetarëve. Është obligim qytetar që LDK ta kthejë këtë besim dhe të marr timonin në duar, të përmirësojë gabimin e saj më herët dhe të bëjë këtë vend të dashur dhe të bukur për të punuar e jetuar në të. LDK ka potencialin më të madh intelektual, njerëzor dhe i ka borxh vendit. Ajo është në proces të zgjedhjeve dhe posa ta kryejë lideri i ri i saj ka sfidën më të madhe dhe të vështirë, orientimin e vendit drejtë integrimeve Europiane, zhvillimit ekonomik dhe shpresës dhe besimit qytetarë. Ky vend ka njerëz që mund ta bëjnë këtë sepse ky popull meriton një rrugë të drejtë për një jetë më të mirë. LDK do ta ketë një detyrim ndaj vendit për ta marr primatin e partisë së besimit qytetare,dhe vetëm ajo dhe strukturat intelektuale të saj mund ta bëjnë këtë!!”, është shprehur deputetja Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.

Maxharraj: Kosova është në rrezik të zbrazet?!

Image
Binak Maxharraj

Profesor Dr. Binak Maxharraj, një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur shpërnguljet e shqiptarëve përgjatë historisë , qysh në kohën e Turqisë, si dhe në kohën e Titos dhe e Aleksandër Rankoviqit.

“Për shqiptarët historia ishte e tmerrshme, ajo asnjëherë nuk ishte ne anën e tyre. Nëpër trojet etnike shqiptare gjithmonë endeshin saldoteska dhe ushtri gjakatare që për qellim kishin zhdukjen shqiptareve. Historikisht shqiptarët qenë popull I pafate kur historia u ua përcaktojë fatin qe te jetojnë me sllavet,me këto bisha te egra qe zbriten nga shpellat e Karpateve ne shek 12.Në kohën e Mbretërisë sllave ku shqiptarët ishin në shënjestër të zhdukjes se tyre. Por kjo vazhdoi edhe në ish-Jugosllavisë ku shqiptarët vazhdimisht ishin në fokus të ndjekjes dhe zhdukjes së tyre. Mjafton të përmendët politika e Titos dhe e Aleksandër Rankoviqit e cila i persekutonte dhe vazhdimisht i ndiqte shqiptarët që të shpërnguleshin për në Turqi. Bile ka pas edhe Marrëveshje më Turqinë.Te dhënat flasin se sot në Turqi jetojnë diku rreth 5 milion shqiptare pa te drejta elementare etnike. Por nuk munguan edhe projektet serbo-mëdha që kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptareve për në Turqi. Se sa ishte agresive dhe jo kurrë miqësore politika pan sllave ndaj Shqiptareve e tregon fakti edhe tragjedia dhe zullumi, vrasjet që i bëri Sllobodan Millosheviqi në luftën e fundit në Kosovës ku i masakroi mbi 13 shqiptare, Kosovën e bëni tokë të djegur, përdhunoi me mije qe qindra vajza, motra dhe nënat tona, i dëboj nga Kosova mbi 800 mijë shqiptare, vetëm për një qellim të caktuar ta mbajë Kosovën pa shqiptare. Qëllimi kryesor ishte qe Kosova te mbetet pa shqiptarë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Maxharraj: Dhe tash lind pyetja se përse vallë po ikin shqiptarët nga trojet e veta tani kur jemi në liri?!

Për më tepër, Maxharraj, ka thënë se jemi dëshmitarë të përditshëm dhe po e shohim më plotë mllef se si Kosova po zbrazet për ditë e më shumë, dhe se ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit në dorëheqje, të cilën e ka quajtur skandaloze.

“ Më vjen keq por kurrë nuk e kam besuar se shqiptarët do të marrin arratinë, madje edhe pas çlirimit të vendit. E pritën lirinë, çlirimin e Kosovës për të qenë të lirë, por pas luftës u kthyen në atdhe në mënyrë mitike duke u nisur edhe në këmbë nga Shqipëria vetëm e vetëm për ta parë vendin e çliruar dhe për tu ulur aty para shtëpisë së djegur, dhe për tu çmallur me ndjenjën se tani janë të lirë, dhe mund të marrin frymë lirishtë. Jemi dëshmitarë të përditshëm dhe po e shohim më plotë mllef se si Kosova po zbrazet për ditë e më shumë, bile po o ikin edhe më shumë së sa në kohën e Millosheviçit nga dhuna fizike ndaj tyre, kurse tani e kemi dhunën psikike psikologjike, krijimin me dhunë të ndjenjës së duhet ik nga ky shtet sa më parë që të jetë e mundur për te siguruar kafshatën e gojës të cilën ua rrëmbyen pushtetarët e pandërgjegjshëm. Bile këta pushtetar edhe po tallën me rinin që po e lëshojnë vendin duke thënë : “ se rinia po ik nga qejfi, sepse nuk po dëshiron të punoj këtu. Po si të punohet në Kosovë kur nuk ka punë për ta, bile kryeministri i jonë skandaloz Ramush Harajdinaj me deklaratën e tij skandaloze duke e relativizuar ikjen që ai po ua bënë të rinjve thotë se gjoja “njerëzit duhet të jenë të lirë t ‘lëvizin që gjejnë punë tjetërkund”, ka thënë profesori.

Maxharra: Ja pse po ikë rinia e jonë nga vendi?!

Gjithashtu, Maxharraj, ka drejtuar akuza për të gjitha qeveritë të cilat kanë udhëhequr Kosovën që pas lufta, ai ka thënë se qëllimi kryesor e kishin përmbushjen e kërkesave klientaliste e jo në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nuk po ikë se e ka mirë në vend, nuk po ikë se nuk e donë këtë vend, bile e donë Kosovën sepse është atdheu i tyre,po ikë rinia,po pjesa me e bukur e këtij vendi, janë lulja e Kosovës. Po ikin sepse te gjitha qeveritë e pas luftës pa dallim po ua prishin ardhmërinë këtij populli të cilin po e detyrojnë të ikë,ja nga ajo e serbit, por tash nga ajo e shqiptarit,sepse duke e vjedhur dhe plaçkitur këtë vend,duke punësuar hallate dhe teze, po ua prishni ardhmërinë kësaj rinie dhe e keni lënë pa vende pune. Pushtetarët të cilët më dhunë e morën pushtetin jo për ta qeveris dinjitetshëm, por për ta shkatërruar më shumë. Çdo gjë që ishte ndërtuar me dekada në këtë Kosovën tonë e bënë “rrush e kumbulla” duke e privatizuar aksetet e rëndësishme, bile duke i shitur gati falas. Së shpejti u pa se nuk ka më ndonjë tymtar fabrikë në Kosovë që qetë tym, sepse që të gjitha i bënë rrafsh me tokë, i bënë rrafsh me tokë ani pse Millosheviqi as para as gjatë lufte nuk e kishte prekë asnjë. Derisa bëhej privatizimi në këtë mënyrë mbusheshin edhe xhepat e këtyre pushtetarëve. Pastaj, fill pas luftës lindi dhe lulëzoi tenderomania nga të cilat patën shumë përfitime pushtetarët të cilët më hatër apo më dhunë u futeshin “turinjtë” në çdo tenderomani për të marrë “hakun apo haraçin” e vetë në këto farë lojëra të pista. Kështu, në vend që të qeverisin me shtetin ata luftonin për pushtet duke u krijuar atyre një kleptomani të madhe. Si kërpudhat lulëzuan mafitë politike dhe ekonomik u banë te fuqishme në çdo pore të jetës, madje e kapën edhe shtetin në të gjitha segmentet e jetës për interesa të tyre personale dhe jo për interesa të popullatës e cila po varfërohej dita më ditë”, ka deklaruar ai.

Maxharraj ka potencuar se të gjitha qeveritë e pas luftës gati se janë të korruptuar, me skandale dhe marifete jo të mira.

“Dhe qëllimin kryesor e kishin përmbushjen e kërkesave klientaliste e jo në zhvillimin ekonomik të vendit. Pushtetarët u pasuruan aq shumë, sa qelë e mbyll sytë dhe u bënë milionere, ku korrupsioni, vjedhja dhe plaçkitja në këtë vend ishin prioriteti i tyre, e jo ai i qytetarit që ta përmirësoi mirëqenën e tij sociale. Gjatë gjithë këtyre 20 viteve të pas luftës pothuajse asgjë nuk u bë në zhvillimin ekonomik të vendit. Nuk u bë asgjë që të investohet në ato degë të cilat do të siguronin vende të reja punë. Por investimet kryesisht u orientuan në asfalt. Dhe duke pasur të gjitha këto fenomene të kapjes së shtetit, të korrupsionit në Kosovë u krijua në atmosferë jo sigurie. Njerëzit, e sidomos rinia fillo të shikojë me sy tjetër, këtë pushtet të cilin më nuk e konsideronin të vetin, por si të huajnë”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Maxharraj ka deklaruar se ndalimi i braktisjes së Kosovës nuk mund të bëhet pa një zhvillim të mirëfilltë ekonomik, i cili do të rezultonte vende të reja pune.

“Ikja dhe zbrazja e Kosovës nuk mund të ndalet pa një zhvillim të mirëfilltë ekonomik, i cili do të rezultonte vende të reja punë, por një zhvillim i mirëfilltë ekonomik nuk mund të bëhet me këtë klasë politike të korruptuar deri në skajshmëri. Me këta njerëz që janë edhe kupola e krimit në Kosovë nuk mund të arrihet një zhvillim ekonomik i Kosovës, sepse janë të padijshëm, të pashkollë e njerëzit e tillë e kanë për qejf hajninë. Për të ndodhë diçka në zhvillimin ekonomik të Kosovës komplet kjo kastë e korruptuar duhet të largohet nga pushteti, që në pushtet të vijë një struktuar me e civilizuar, më e arsimuar, të vijnë njerëz që e donë Kosovën dhe jo njerëz që e shkatërrojnë duke e vjedhë Kosovën”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Krasniqi: Largimi i të rinjve nga vendlindja po na kujton eksodin e viteve të 90-ta

Image
Islam Krasniqi

Ndërsa, analisti politik, Islam Krasniqi, për “Bota sot”, largimin e qytetarëve të Kosovës e ka krahasuar me eksodin e viteve të 90-ta dhe se ka akuzuar klasën politike për këtë gjendje të krijuar.

“Largimi i të rinjve nga vendlindja po na kujton eksodin e viteve të 90-ta, kur qytetarët u detyronin të iknin nga dhuna dhe mizoritë e Serbisë, e cila duke përdorur aparatin e dhunës pat filluar t'ia zbrazë Kosovën. Klasa politike me veprimet e saj diskriminuese po i detyrojnë qytetarët që të largohen nga vendlindja për një jetë më të mirë, pasi që shpresa për të jetuar në këtë vend ka mbaruar, andaj po largohen për një të ardhme të ndritur, të cilën nuk ja ofroj vendlindja asnjëherë”, ka potencuar Krasniqi për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi ka potencuar se qytetarët lodhur, paga të ulëta, qeveria ka rritur standardin e jetës.

“Fatkeqësisht shkollimit, dhe përfundimit me sukses, nga profesione të ndryshme si mjeket, infermierët inxhinierët apo kuadrot tjera më të mira të vendit, ata po ikin sepse janë lodhur, paga të ulëta, qeveria ka rritur standardin e jetës, duke i rritur çmimet, duke e bërë të frikshme qëndrimin në këtë vend.

Nuk është fajtor kjo qeveri, sepse kjo e ka gjetur këtë gjendje, këtë gjendje e kanë krijuar qeveritë e kaluara duke ua marrur çdo shpresë nga dora, por as nuk mund t'ia përjashtonim as nga përgjegjësia sepse ma mirë ka qenë më u marr me skamnorët, më të varfëritë, me kuadrot e arsimuara, me trurin e shtetit se sa më i rrit rrogat e veta!..”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat