Gjykata Speciale duhet të jetë serioze dhe që të sjell veprime konkrete

Politika

Gjykata Speciale duhet të jetë serioze dhe që të sjell veprime konkrete

Nga: D.B Më: 25 korrik 2019 Në ora: 20:59
Gjykata Speciale

Nëse Gjykata Speciale nuk ndikohet nga politika dhe nuk korruptohet, por vepron në pa anshmëri, atëherë kjo do jetë purgatori më i mirë për UÇK-në duke e pastruar atë nga njollat që disa ia kanë ven, me veprimet e tyre jo etike.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti I cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se kjo gjë duhet të vërtetohet, me shpresën se Gjykata Speciale nuk do të jetë si Misioni i EULEX-it, por më serioze dhe që do sjell veprime konkrete.

Image
Faton Mehmeti

“Kosova nuk ia ka borxh askujt që mëkatet e ndonjë individi të njollosin vendin tonë dhe vet luftën e UÇK-së. Andaj, mbetet të shihet se çfarë rezultate do të sjell realisht kjo Gjykatë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat