Gashi: Haradinaj nuk e ka ngrirë mandatin për një ditë sa ishte në Hagë, por ka dhënë dorëheqje të parevokueshme

Politika

Gashi: Haradinaj nuk e ka ngrirë mandatin për një ditë sa ishte në Hagë, por ka dhënë dorëheqje të parevokueshme

Nga: D.B Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:52
Gregor Guy Smith, Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë për “Bota sot” se do të ketë zgjedhje të parakohshme por kjo është punë e mbaruar, pasi që të gjitha partitë duke përfshirë edhe vet PDK-në janë prononcuar se duan zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj.

“Me këtë akt faktikisht ka rënë qeveria dhe tani nuk kemi ushtrues të detyrës së Kryeminstrit e as të ministrave. Por kemi vetëm ish -kryeministrin dhe ish ministrat të cilët deri në formimin e qeverisë së re i kanë autorizimet tejet të kufizuara nëse e respektojnë kushtetutën dhe ligjet. Por dihet se Haradinaj nuk e ka ngrirë mandatin për një ditë sa ishte në Hagë, por ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Dhe për dorëheqjet e parevokueshme ka dhënë mendimin edhe Gjykata Kushtetuese, ashtu si në rastin e ish kryetarit të Rahovecit që patë dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe që pastaj në trysni donte të kthehej në atë pozitë. Ky rast vlen për të gjitha pozitat shtetërore dhe kjo është punë e kryer”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, nëse ftohen Thaçi dhe Veseli në Gjykatën Speciale ata e vendosin se a do të japin dorëheqje apo jo, por pa dhënë dorëheqje një herë ajo është e pa revokueshme.

“Gjykata Speciale nuk e pastron fare UÇK-në, sepse nuk ka pse ta pastrojë nëse nuk kanë kryer krime. Por ata duhet ta bindin Gjykatën që të mos ngris aktakuza kundër tyre. Fillimi i puunës së Gjykatës Speciale dhe posaçërisht nëse ngritën aktakuza kundër ish- eprorëve të lartë të UÇK-së. të cilët kanë qenë dhe janë bartës të funksioneve të larta politike dhe shtetërore, atëherë normalisht që do të vie deri tek ndryshimet politike që nuk do të duhet të ndodhte. Ndryshimet politike do të duhej të vinin me vetëdijesimin e popullit për të votuar me të mirët dhe të pa korruptuarit, por ja që mund të vie dhe të sjell ndryshim të forcave politike në Kosovë, dhe kjo është është edhe një pasojë e formimit të Gjykatës Speciale, për të cilën nuk kanë menduar deputetet kur e kanë votuar në vitin 2015 këtë Gjykatë Speciale”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Ai konsideron se një çështje politike dhe praktike mbetet pa u sqaruar, se si mund të pastrohet UÇK nëse thuajse të gjithë të ftuarit në Gjykatën Speciale si të dyshuar mbrohen në heshtje, q i bie nuk japin kurrfarë sqarimesh lidhur me pretendimet e dhomës së specializuar të prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë.

“Kjo është një çështje që edhe ne ju kemi sugjeruar edhe klienteve tanë që janë ftuar në Gjykatën Speciale si të dyshuar, ju kemi sugjeruar edhe atyre që veç kanë ardhë për tu këshilluar por ne jemi avokat dhe jo politikan. Unë punoj me dy avokat Amerikan në Prishtinë dhe kemi zyrë edhe në Hagë e këta janë Gregor Guy Smith dhe Coollen Rohan”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat