Islami: Ky është kushti kryesor për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë

Politika

Islami: Ky është kushti kryesor për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë

Nga: D.RR Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, gjatë një bisede për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth gjendjes politike në Kosovë, në veçanti krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai thotë se për t’u luftuar këto dukuri, duhet konfiskimi i pasurisë së paligjshme që e posedojnë politikanët të cilët kanë pasuri marramendëse.

Sipas tij, nëpërmjet pasurisë së tillë, ata arrijnë të kontrollojnë të gjitha institucionet shtetërore, mirëpo Islami thekson se një ditë populli do t’i ndëshkojë të gjithë ata keqbërës.

Image
Avni Islami

“Kushti kryesor dhe goditës për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, është konfiskimi i pasurisë së paligjshme që e posedojnë politikanët të cilët kanë pasuri marramendëse. Nëpërmjet pasurisë së tillë që posedojnë në duar, arrijnë të kontrollojnë të gjitha institucionet shtetërore. Po ju hjek ajo nga duart e veprimit, vështirë është që t’u hiqet influenca e tyre në vend. Kujdes, me para mund të blihen të gjitha (përjashto pak raste) në Kosovë. Deri kur do të shkoi kështu nuk e di, por populli një ditë do t’i ndëshkojë të gjithë ata keqbërës”, tha profesori Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat