Ekskluzive: Edhe Fatmir Limaj ftohet nga Gjykata Speciale?!

Politika

Ekskluzive: Edhe Fatmir Limaj ftohet nga Gjykata Speciale?!

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:06
Fatmir Limaj

Tashmë nga Gjykata Speciale janë ftuar zyrtarë të lartë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Ndër ta janë Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Blerim Kuçi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

I fundit që është ftuar, nga zyrtarët e lartë të UÇK-së, është Jakup Krasniqi i cili gjatë luftës ishte zëdhënës.

Ndërsa, “Bota sot” mëson se nga Gjykata Speciale është ftuar edhe Fatmir Limaj i cili gjatë kohës se  UÇK-së është njohur si komandant Çeliku.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Limajt do t`i bëhet me 15 shtator.

Lidhur me këtë informacion “Bota sot”, ka kontaktuar Nismën Socialdemokrate, si dhe nga Gjykata Speciale, por, ende nuk janë përgjigjur.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Limaj do të përballet me drejtësinë për krime lufte. Ai ishte arrestuar në vitin 2003, por ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2005, për rastin ashtuquajturin kamp-burg i Llapushnikut. Po ashtu, ishte shpallur i pafajshëm edhe në vitin 2007 nga Gjykata e Apelit në Hagë.

Kurse, në vitin 2016, Limaj u përball me drejtësinë vendore, pra Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë për krime lufte.

Ndryshe, në një intervistë për media, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte deklaruar se asnjëherë nuk është kontaktuar nga Gjykata Speciale. Por, sipas tij, ftesa nga Gjykata Speciale nuk duhet ta befasojë askënd në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat