Vetëvendosje: PSD të garojë e vetme dhe të tregojë sa e ka “kaçikun”

Politika

Vetëvendosje: PSD të garojë e vetme dhe të tregojë sa e ka “kaçikun”

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 31 korrik 2019 Në ora: 08:45
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Ka disa ditë që vendi është në “zhurmë të madhe” për shkak të zgjedhjeve të cilat dita ditës do të ndodhin. E gjatë kësaj periudhe partitë politike vazhdimisht po mundohen të shfaqin vetën sa më shumë afër qytetarëve, disa me vizita, disa me fjalë premtuese dhe të gjitha me shumë optimizëm për partin e vet.

Në prag të këtyre zgjedhjeve normalisht nuk mungojnë as mundësit për koalicione mes veti, një ndër koalicionet e përmendura së fundi ishte nga deputeti Ilir Deda, i cili në një intervistë të realizuar ditë më parë nga gazeta “Bota sot” ceki që një listë e përbashkët parazgjedhore LDK-VV-PSD, me Mimoza Kusari dhe personalitete tjera do të mund të sjellte ndryshime në vend.

Deda shprehet që vendit i duhet një program emergjent qeverisës dhe se dëshira e tij është që të dalin në zgjedhje bashkë LDK-VV-PSD, mirëpo që tha nuk varet vetëm nga ai.

E kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, deputetja Mimoza-Kusuari-Lila, nuk dëshiroi të jep asnjë prononcim në lidhje me temën, me pretekstin që gjendet jashtë vendit nuk pranoi të flas në lidhje me një koalicion të mundshëm të përmendur nga Deda.

Rugova: Partneret e koalicionit aktual do duhej të ishin opozita e ardhshme

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, në një prononcim për “Bota sot” në lidhje më një koalicion të mundshëm u shpreh neutral sa i përket këtij koalicioni pasiqë varet nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Image
Naser Rugova

“Sa i takon LDK-se si partia më e madhe në vend, lidhur me koalicionet e mundshme dhe vendime të ngjashme vendosë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së”, tha Rugova.

Më tej, Rugova tha që qeveria aktuale duhet të jetë në opozitë ndërsa qeveria të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Mendim i imi personal është që partneret e koalicionit aktual do duhej të ishin opozita e ardhshme kurse opozita ta merr udhëheqjen e qeverisë, sigurisht e udhëhequr nga LDK”, përfundoi Rugova.

Millaku: PSD të shkoj e vetme në zgjedhje dhe të tregoj sa e ka “kaçikun”

Image
Drita Millaku

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, për “Bota sot” tha që pajtohet të jetë e përfshirë Mimoza Kusari-Lila në koalicion mirëpo nuk është pro të jetë PSD-ja, sipas Millaku kjo parti duhet e vetme të tregoj “kaçikun”.

“Unë personalisht jam për një listë të përbashkët me LDK duke përfshirë edhe Mimozën, ndërsa mendoj dhe do të ishte e mirë që PSD të shkoj e vetme në zgjedhje dhe të tregoj sa e ka “kaçikun”. Pra unë nuk jam që në listë të futet edhe PSD, dhe besoj që kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë”, u shpreh Millaku.

Pastaj, deputetja tha që koalicioni mes LDK-VV, ka mbetur të sqarohet në ditët në vijim kur mbarojnë zgjedhjet në LDK, sipas Millaku-t, ky koalicion do të ishte shpëtimi për Kosovën.

“Sa i përket listës me LDK mendoj se do të sqarohet në ditët në vijim, dhe e gjithë kjo varet nga përfundimi i zgjedhjeve në LDK. Pra Lista LVV-LDK do të ishte çlirim dhe shpëtim për Kosovën”, përfundoi Millaku.

Pantina: Pas caktimit të datës së zgjedhjeve dhe të hapet kjo temë

Image
Shqipe Pantina

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, për “Bota sot” foli që një listë e tillë e koalicionit nuk është e caktuar pasiqë ende nuk ka caktim të zgjedhjeve, sipas deputetes Pantina, kur të caktohet data do të shqyrtohen të gjitha opsionet.

“Nuk ka asnjë lloj bisedë ende për lista të zgjedhjeve, besojë se pas caktimit të datës së zgjedhjeve dhe të hapet kjo temë ne do i shqyrtojmë të gjitha opsionet pa e përjashtuar mundësinë që të shkojmë edhe vet në zgjedhje”, përfundon Pantina.

Shahu: Lufta për poste e pushtet nuk është kaq e paqtë dhe fisnike sa na e paraqesin partitë

Image
Rexhep Shahu

Analisti politik Rexhep Shahu tha për "Bota sot" se një koalicion i tillë dyshoj që mund të funksionoj dhe se koalicioni VV-LDK mund të përsëris historinë e koalicionit mes PDK-LDK.

“Dyshoj se mund të funksionojnë koalicione të tilla ku lufta e brendshme për partitë i rrënon nga brenda. Mendoj se VV në koalicion me LDK do të përsërisë historinë kur PDK shinte lamën kur ishte në pushtet me LDK”, u shpreh Shahu.

Shahu, më tej tha që koalicionet mes partive të mëdha dhe atyre parti familje nuk janë të duhura pasiqë pas një vite të partive të vogla ata marrin poste ministrore sepse lufta për poste e pushtet nuk është fisnike.

“Edhe koalicionet e partive të mëdha me parti familje që gjuajnë vetëm poste nuk janë të fisme pasi për një vite të partive të vogla ata marrin poste ministrore. Lufta për poste e pushtet nuk është kaq e paqte dhe fisnike sa na e paraqesin partitë në fushata e para fushata”, përfundoi Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat