Bëhet “horë” Dhurata Hoxha, nuk i njeh as fjalët e veta!

Politika

Bëhet “horë” Dhurata Hoxha, nuk i njeh as fjalët e veta!

Nga: D. B. Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:42
Dhurata Hoxha

Liberalizimi i vizave nuk dëmtohet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, por nga aferat korruptive që fatkeqësisht janë bërë të zakonshme.

Kështu ka vlerësuar njohësi i integrimeve Evropiane Sami Blakaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deklaratat e Ministres Hoxha, por edhe të shumë bartësve të tjerë insitucional nuk meritojnë të trajtohen më seriozisht, meqë sikur t'i merrnim seriozisht deklaratat e tyre, qytetarët e Kosovës sot veçse do të ishim duke lëvizur lirshëm nëpër vendet e ndryshme të BE-së.

“Mendoj se në këtë kuptim, edhe deklarata e fundit e ministres Hoxha nuk përbën përjashtim nga deklaratat e saj të mëhershme dhe si e tillë përbën pasaktësinë e radhës kur bëhet fjalë për vizat. Mesa duket Hoxha, paska "harruar" që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, (qofshin ato të zakonshme apo të jashtëzakonshme), janë gjithmonë shëndet i demokracisë, dhe si të tilla asnjëherë nuk paraqesin pengesë për proceset shtet formuese. Ministrja e di shumë mirë që ndër pengesat kryesore për Kosovën dhe proceset e saj integruese është pikërisht mungesa e sundimit të ligjit, përkatësisht mungesa e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Blakaj.

Sipas tij, ky është një fakt tashmë i ditur për BE-në dhe pikërisht për këtë arsye Këshilli i BE-së, që nga muaji shtator 2018, nuk ka ndërmarr asnjë hap konkretë drejt marrjes së vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Image
Sami Blakaj

“Tre vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova ende s’ka asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë për korrupsion. Kjo situatë e brishtë e drejtësisë në Kosovë po ndikon gjithnjë e më shumë negativisht tek BE-ja, dhe për rrjedhojë, vendet anëtare të BE-së sot nuk e ndajnë mendimin se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat