Ja arsyeja pse nuk po bëhet reforma zgjedhore

Politika

Ja arsyeja pse nuk po bëhet reforma zgjedhore

Nga: D. B Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:47
Ilustrim

Në lidhje me atë se a po i jep mundësi PDK-së që t’i manipulojë zgjedhjet mungesa e reformës zgjedhore, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se pa reformë zgjedhore të gjithë partive iu konvenon sistemi aktual zgjedhor, sistem ky i cili lejon gjithçka, sepse partitë politike i kontrollojnë dhe i mbikëqyrin të gjitha mekanizmat zgjedhore, prej mekanizmave e deri tek numërimi i votave.

Sipas tij, ky sistem i mbrapshtë gjithmonë lejon manipulime e hajni të votave.

“E them këtë pasi dihet që gjithmonë komisionarët partiak e kontrollojnë pakon me flet votime dhe i gjoja i numërojnë votat. Pra ky sistem i mbrapshtë,  mbetet edhe më tej, problemi më i madh që shteti të ofrojë zgjedhje të pa anshme, neutral dhe të  besueshme, tek qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë njohësi in çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat