Arsyet pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe jo të ketë mandatar nga PAN

Politika

Arsyet pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe jo të ketë mandatar nga PAN

Nga: G.B Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:12
Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, partitë opozitare kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Se a duhet të zgjedhjet një kryeministër nga PAN apo të shkohet në zgjedhje, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjidhja më e drejtë është që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të mos i mbetet kohë Thaçit që të përgatisë strategji për pushtet dhe nëse caktohet kryeministër, do të jetë zgjatje e pushtetit për PAN-in.

Image
Rexhep Shahu

“Zgjidhja më e drejtë është që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt që të mos i lërë kohë Thaçit të përgatisë strategji zhvatje e zhagitje pushteti. Nëse caktohet kryeministër tjetër do të jetë me ia zgjatë jetën PDK-së së korruptuar deri në palcë dhe ta dërgojnë edhe më keq gjendjen, të fitojë kohë PDK të blejë aleatë e të thur aleanca”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, nëse vendi shkon në zgjedhje menjëherë, zvogëlohet mundësia e pazareve nga PDK dhe partitë e komandantëve të pasluftës dhe çdo tentativë për t’ia zgjatur jetën pushtetit aktual është shumë e dëmshme.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje të reja menjëherë zvogëlohet mundësia e pazareve nga PDK dhe partitë e komandantëve të pasluftës. Çdo tentativë me ia zgjatë jetën pushtetit aktual është shumë e dëmshme për Kosovën. Epoka e të fortëve në politikë duhet të marrë fund. Edhe koha e politikanëve që fitojnë veç humbje në partitë e tjera duhet të marrë fund”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat