Dita e madhe e LDK-së, qytetarët preferojnë Vjosa Osmanin

Politika

Dita e madhe e LDK-së, qytetarët preferojnë Vjosa Osmanin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 gusht 2019 Në ora: 08:07
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kuvendin Zgjedhor i cili do të mbahet sot(e shtunë 3 gusht).

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje për situatën politike në vend.

Tha se po punojnë për mobilizimin e delegatëve të partisë, ku siç tha ai 355 delegatë tashmë veç se kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ai tha se LDK për 514 vota elektorale, ka një kandidatë, gjë që sipas tij, bënë që në këtë subjekt të ketë përfaqësim më të madh sesa në subjektet tjera.

Haziri: Marrëveshja politike nuk ka pasur të bëjë me një emër

 “LDK po e përafron qëndrimin lidhur me mbështetjen e kandidatit që përfaqëson unitetin e të gjitha strukturave dhe unitetin politik të LDK-së. Natyrisht që në të njëjtën kohë garanton pjesëmarrje dhe konkurrencë për të gjithë ata që nesër formalisht i paraqesin kandidaturat në Kuvendin e 9-të zgjedhor... Nuk ka pasur marrëveshja politike të bëjë me një emër të përveçëm, ka pasur të bëjë me përfaqësimin e unitetit më të gjerë të LDK-së... Besoj shumë se deri nesër në ora 10, kureshtja nuk do të shuhet nga askush”, tha ai.

I pyetur nëse LDK po dëshiron të bëjë spektakël duke e mbajtur të fshehtë nëse ka apo jo një kandidat konsensual, apo dhe cilët do të jenë kandidatët, Haziri u shpreh se dëshirojnë të punojnë sipas normave dhe rregullave të subjektit.

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjedhje dhe as zgjidhje

“Ju a e patë dhe a po bindeni që pa LDK-në as nuk ka zgjedhje dhe as nuk ka zgjidhje, dhe pa LDK-në qeveritë rrëzohen dhe bijnë shumë shpejtë. Kështu që ne jemi të interesuar me na leju me punu në këtë proces të brendshëm sipas normave dhe rregullave që i ka LDK, dhe LDK është e vetmja parti që është e hapur dhe legale në çdo drejtim”, u shpreh Haziri.

Nga ana tjetër, në bazë të sondazheve të bëra nga gazeta “Bota sot”, Vjosa Osmani, ka fituar  bindshëm ndaj të gjithë kundër kandidatëve të brendshëm të LDK-së, për postin e kryetares.

Gjatë sondazheve të fundit që i ka bërë “Bota sot” me qytetarët e Kosovës, ata kanë vlerësuar më shumë Vjosa Osmanin për kryetare të LDK-së dhe kryeministre të Kosovës, sesa Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën dhe Anton Qunin etj.

Në sondazhin e realizuar nga “Bota sot” në Facebook, ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Fatmir Sejdiu, Osmani ka prirë me 78 për qind vota kurse Fatmir Sejdiu me 22 për qind.

Ndërsa, në sondazhin tjetër të realizuar në mes Anton Qunit dhe Lutfi Haziri, ka prirë Anton Quni me 80 për qind të votave, kurse Lufti Haziri me 20 për qind.

Kurse, në sondazhin tjetër të radhës në mes Arban Abrashit dhe Kujtim Shalës, ky i fundit ka prirë me 71 për qind të votave, duke e lënë pas Abrashin me 29 për qind të votave.

Në sondazhin tjetër në mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit, kjo fundit ka shkuar me 92 për qind të votave duke e lënë Isa Mustafën vetëm me 8 për qind të votave të përzgjedhura nga qytetarët.

Në sondazhi në mes Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhikut, ky i fundit ka prirë me 68 për qind, ndërsa Selmanaj me 38 për qind.

Në mes të Agim Veliut dhe Gazmend Muhaxherit, ky i fundit prin me 70 për qind të votave, ndërsa Veliu, me 30 për qind të votave.

Në sondazhin tjetër në mes të Anton Qunit dhe Vjosa Osmanit, Quni votohet me 23% të votave, kurse Osmani me 77 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat