Loja e Thaçit dhe Veselit për mandatarin dhe zgjedhjet

Politika

Loja e Thaçit dhe Veselit për mandatarin dhe zgjedhjet

Nga: G.B Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:47
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe Ramush Haradinaj - Foto nga arkivi.

Janë bërë dy javë që kur kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij.

E të premten, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Veseli si bartësi i koalicionit fitues (PDK, AAK dhe NISMA), i zgjedhjeve të fundit, që të propozojë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e Thaçi drejtuar Veselit, thuhet se si “koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Mirëpo, përgjigja dhe propozimi i Veselit ka qenë i kundërt me atë që ka kërkuar Thaçi.

Veseli i ka thënë se nuk do të ketë mandatar të ri.

Image
Bajram Gecaj

“Si udhëheqës i koalicionit PAN, i kam kthyer përgjigje Presidentit të Republikës së Kosovës dhe e kam njoftuar se nuk do të ketë mandatar tjetër. Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli në përgjigjen dërguar Thaçit.

Lidhur me gjithë këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se opsioni i Thaçit ka rënë poshtë, duke shtuar se e gjithë ka qenë vetëm pjesë e lojës Thaçi dhe Veseli.

“Mendoj që ky opsion veçse ka ra poshtë gjatë ditës së  premte. Kjo ka qenë vetëm pjesë e lojës Thaçi-Veseli”, ka deklaruar Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat