Frenohet Veseli, nuk e pastron partinë

Politika

Frenohet Veseli, nuk e pastron partinë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 09:17
Kadri Veseli

Vendimi i para dy muajve (19 qershor 2019), i marrë nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, për shkarkimin nga pozitat publike dhe partiake të të gjithë anëtarëve të PDK-së, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit, duket se është zbehur me shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Pavarësisht se kanë kaluar rreth dy muaj prejse ky vendim është marrë nga Veseli, ai fundjavën që lamë pas është parë nën shoqërinë e kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ndaj të cilit ka të ngritura disa aktakuza nga Prokuroria e Shtetit, por që ky vetë e kishte kundërshtuar ashpër këtë vendim të Veselit.

Përfaqësuesit e partive opozitare, si dhe njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kreu i PDK-së Kadri Veseli vendimin për pastrimin e partisë nuk e kishte seriozisht, mirëpo e bëri vetëm për të fituar poenë politikë. Rrjedhimisht ata vlerësojnë që Veseli tani në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk mund t’i largojë “të fortit” e PDK-së nga partia, ku bën pjesë edhe Sami Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat