Skenar i rrezikshëm i Thaçit dhe PDK-së për qeveri teknike? - Bota Sot
Skenar i rrezikshëm i Thaçit dhe PDK-së për qeveri teknike?

Politika

Skenar i rrezikshëm i Thaçit dhe PDK-së për qeveri teknike?

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 9 gusht 2019 Në ora: 08:12
Hashim Thaçi

Një skenar për “zgjidhje pa zgjedhje” po paralajmërohet çdo ditë. Më 22 gusht është caktuar data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, mirëpo kjo nuk garanton se vendi do të shkojë në zgjedhje.

Kështu të paktën ka deklaruar ditë më parë, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në një nga emisionet televizive, e cila është shprehur se ka dyshime se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje.

Kusari-Lila, në interaktiv, ka thënë se beson që mund të ekzistojë një skenar që të krijohet një “zgjidhje pa zgjedhje”.

Ajo ka thënë se situata aktuale do të dëshmojë se sa funksionon demokracia në Kosovë.

“Edhe pse si opozitë i kemi pa zgjedhjet domosdoshmëri, unë si deputete, edhe pse pa ndodh takimi i 22 gushtit i caktuar për shpërndarje të Kuvendit, e kam problem të besoj se s’do të ketë përpjekje për të bërë zgjidhje pa zgjedhje. Ka një qetësi totale dhe një datë të largët, më shumë se një muaj nga dorëheqja e Haradinajt nga pozita e kryeministrit”, ka thënë ajo. “Mendoj se këtu do të shihet sa jemi sovran e sa funksionon demokracia në Kosovë. Nëse arrihet një zgjidhje pa zgjedhje, atëherë e shohim se kjo është vetëm për arsye se është rekomanduar në forma të ndryshme që të bëhet kjo se është interes i vendit. S’jam e bindur deri në fund se ky skenar është jashtë agjendës”.

Sipas saj, brenda një jave apo dy mund të merret vesh se a është skenari i zgjedhjeve serioz, apo ka qenë skenar që Haradinaj të shtyhet në dorëheqje e të bëhet qeveri e re për të marrë vendime se si të ecet përpara, përfshirë edhe me dialogun me Serbinë.

Manovrime ka për një qeveri teknike por ato janë të kota

Image
Besa Gaxherri

Nga ana tjetër, Besa Gaxherri, deputete e LDK-së, për “Bota sot”, ka thënë se pa marrë parasysh se dikujt mund t’i konvenoj që vendi mos të shkoj në zgjedhje, ato do të ndodhin.

“Pa marrë parasysh se dikujt nuk i konvenon apo ka ndonjë qëllim të caktuar që zgjedhjet mos të mbahen por do të ketë një qeveri nuk e di çfarë, vendi pa mëdyshje që do të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, tha ajo.

Gaxherri, theksoi se për LDK-në,  kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhet vendi.

“Së paku për LDK-në, nuk ka asnjë version tjetër”, tha ajo.

Se ekzistojnë tendenca për të krijuar një qeveri teknike, pohoi për “Bota sot” edhe deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku.

Image
Drita Millaku

Ajo, ndër të tjera, tha se këto tendenca janë të kota ngase zgjedhjet do të ndodhin një herë e më parë.

“Manovrime ka për një qeveri teknike por ato janë të kota. Këto manovra vijnë nga partitë që e dinë se tashmë janë të humbura e sidomos nga PDK dhe PSD, të cilat situata i ka gjetur të pa përgatitura”, tha ajo.

Sipas saj, shtyrja e shpërbërjes së Kuvendit me datë 22 gusht vjen pas kërkesës së PDK-së dhe PSD-së.

“Edhe shtyrja e shpërbërjes së Kuvendit me datë 22 gusht vjen me kërkesën e këtyre dy partive. Ata po mundohen të shpëtojnë me një qeveri teknike por është e kotë ngase zgjedhjet do të ndodhin shumë shpejt”, tha ajo.

Millaku, theksoi se Vetëvendosje, është gati për zgjedhjet. 

“Ne si Lëvizje, jemi të gatshëm për zgjedhje dhe të gatshëm të marrim në dorë drejtimin e shtetit”, tha Millaku.

Ekziston edhe ky “rrezik” që vendi të mos shkojë fare në zgjedhje, por të krijohet qeveri artificiale

Image
Faik Krasniqi

Nga ana tjetër, analisti Faik Krasniqi, për “Bota sot”, ka thënë se përderisa kemi një president si Hashim Thaçi, gjithçka mund të ndodh.

“Deri sa kemi president një njeri si Hashim Thaçi, gjithçka mund të ndodh. Presidenti Thaçi do të bëjk manovrime të tilla që t’i shmang zgjedhjet, sepse partisë së tij nuk i leverdisin zgjedhjet”, tha ai.

Krasniqi, potencoi se nëse partia e tij, duke iu referu PDK-së, mbetët në opozitë, atëherë edhe vet Thaçit, i rrezikohet posti i presidentit.

“Për Thaçin është jetike që ta zbatoj marrëveshjen me Serbinë. Ekziston edhe ky “rrezik” që vendi të mos shkojë fare në zgjedhje por të krijohet qeveri artificiale. Si mund të arrihet kjo? Pa u shpërndarë Parlamenti vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje. Për t’u shpërndarë Parlamenti nevojiten 81 vota. Nëse deputetët e PDK-së dhe minoritetet nuk votojnë, atëherë vendi nuk shkon në zgjedhje”, tha ai.

Krasniqi, përmendi edhe arsyet se përse Kosova rrezikon të futet në krizë të thellë institucionale.

“Çfarë ndodh më pas? Vendi futet në krizë të thellë institucionale. Kalojnë disa javë dhe gjendja nuk zgjidhet. Vjen radha e ambasadave që të ndërhyjnë. Kuptohet në çfarë mënyre. E sjellin zarfin me një kryeministër teknik, që ka për dëtyre ta heq taksën dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...