LDK dhe VV mund të sjellin ndryshimet, por kjo është pengesa e koalicionit

Politika

LDK dhe VV mund të sjellin ndryshimet, por kjo është pengesa e koalicionit

Nga: D.B Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:43
LDK, Vetëvendosje

Politologu politik Albinot Maloku, ka komentuar për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se është një rekomandim nga instanca të ndryshme, i mbështetur nga mendimi se opozita aktuale po u bashkua mund të jetë ndryshimi dhe alternativa e duhur për vendin.

“Duke e parë gjithë eksperiencën politike të opozitës aktuale, konsideroj se prapë ato nuk mund të futën në një thes. Lidhja Demokratike e Kosovës veç faktit që bëri një pauzë nga të mos qenurit në pushtet, ajo me procesin e vet zgjedhor nuk ofroi asgjë kreative e të re. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje është opozitë, e cila ka një konsistencë në qëndrime për tema që e preokupojnë edhe qytetarin e Kosovës, edhe krizën e pozicionit aktual të shtetit të Kosovës në dialogun me Serbinë. E njëjta ka shprehur gatishmërinë të futët në një koalicion parazgjedhor me LDK-në, mirëpo seç nuk i shoh të kenë edhe aq pika të përbashkëta vepruese në skenën politike të vendit”, ka thënë Maloku.

Sipas tij, pakontestueshëm shëndetshëm për demokracinë në vend, është që të gjitha subjektet politike të shkojnë të ndara e veç e veç në zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo gjë do t’ia tregonte vendin secilit subjekt politik realisht. Pengesë për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, padyshim që mund të jetë kandidati për kryeministër. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me të drejtë mund ta kërkojë këtë pozicion. LDK-ja mund të mos jetë e kënaqur është shprehur politologu Albinot Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat