LDK: Do ta heqim taksën nëse vijmë në qeveri

Politika

LDK: Do ta heqim taksën nëse vijmë në qeveri

Nga: D.RR Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:02
LDK

Nga LDK-ja thonë se nëse ata vinë në qeveri, do ta heqin taksën, pasi sipas tyre, ajo e ka arritur efektin e vet.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë për “Bota sot” se taksën duhet ta vazhdojnë vet qytetarët nëse duan, duke bojkotuar produktet serbe.

“Është qëndrim i LDK se taksa ka arritur efektin e saj politik dhe nëse duhet zbatuar edhe më tutje, këtë duhet ta bëjnë qytetarët e vendit duke vazhduar atë në përditshmërinë qytetare. Reciprociteti mund të mbetet opsion tjetër relevant por taksa duhet hequr dhe të hap rrugën e dialogut me Serbinë si kërkesë e BE dhe SHBA të cilat janë më së të interesuara për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë”, ka deklaruar ajo.

Image
Valentina Bunjaku

Deputetja e LDK-së mendon se qeveria Haradinaj e vendosi dhe kjo pati jehonë popullore por ajo nuk mund të mbetej peng i kryeneçësisë së ish qeverisë sepse u bllokua dialogu me vonë.

“Qeveria e ardhshme ka mjaft detyra të renda dhe te ndjeshme dhe këtij vendi i duhen njerëz të cilët kane dije intelektuale që proceset t’i dërgojnë në avancimin e zhvillimit të vendit në raport me shtetet fqinje duke përfshirë këtu së pari Serbinë. Qeveria Haradinaj e vendosi dhe kjo pati jehonë popullore por ajo nuk mund të mbetej peng i kryeneçësisë së ish qeverisë sepse u bllokua dialogu me vonë, dhe tani e tutje duhet vendosmëri në hapa konkret, platformë në dialog dhe strategji ne qasje”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat