Zbulohet skenari i madh i Thaçit dhe Veselit: Po punohet që të mos ketë zgjedhje

Politika

Zbulohet skenari i madh i Thaçit dhe Veselit: Po punohet që të mos ketë zgjedhje

Nga: N.H Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:05
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ani pse mendohet se zgjedhjet e reja do të mbahen në shtator të këtij viti, nga opozita ka edhe me tej dyshime se një gjë e tillë do të ndodhë në realitet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është i mendimit se kreu i vendit po punon që të mos ketë zgjedhje.

Është Rexhep Selimi, i cili ka shprehur dyshimet e tij se vendi do të shkoj në zgjedhje.

“Kam dyshime që do të shkojmë në zgjedhje pasi partitë në pushtet nuk janë në ditët më të mira të tyre, por fakt është që të gjitha partitë janë takuar që janë të gatshme për zgjedhje. Ka edhe parti që deklarohen për zgjedhje e nuk janë të gatshme” ka thënë Selimi.

Për këtë Selimi ka thënë se po punon Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“LVV ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, është mirë që kjo qeveri nuk ka shkuar deri në fund. Sa ma shpejt që shkojmë në zgjedhje aq më shumë fiton Kosova. Kas pasur tendenca që të kërkohet të krijohet një qeveri brenda kësaj legjislature, këto tendenca janë të presidentit Thaçi, pasi ai ka plane me Vuçiqin”, ka shtuar Selimi.

Ndërsa, në një linjë me Selimin qëndron edhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani. Ai thotë se mbetet një enigmë e madhe se pse Thaçi e Veseli kërkuan shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht.

Image
Blerim Burjani

“Deri më tash ka spekulime të ndryshme, dhe konspiracion se me 22 gusht do të bien. Nëse nuk shpërndahet kuvendi, zgjidhja mund të kërkohet me qeveri teknike, nëse nuk mbërrin kuvendi ta shpërndaj veten, ka gjëra dhe spekulime mos të harrojmë se gjithçka duhet të fillojë me PAN-in”, thotë Burjani.

Me tej, ai ka theksuar se 22 gushti është enigmë e madhe e Veselit dhe Thaçit, pasi sipas tij, nuk ka pas nevojë të kërkohet shpërndarja e Kuvendit nga kuvendarët.

“Këto parti janë deklaruar se s’kanë kryeministër, tani ka mundur presidenti menjëherë ta shkarkojë Kuvendin. Pse u përdorë kjo lojë që Kryesia e Kuvendit mori qëndrim që më 22 gusht të diskutohet dhe të shpërndahet kuvendi, kjo është enigmë e madhe e Veselit dhe e Thaçit, pra nuk ka pas nevojë të kërkohet shpërndarja e Kuvendit nga kuvendarët, përveç ndoshta duhet të votohet fondi IPA dhe më pastaj të pasojë shpërndarja, duket se ka logjik të përgjegjësisë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat