Paralajmëron Krasniqi: Nëse nuk shpërndahet Kuvendi, rrezik të kemi kryeministër nga ‘zarfi’

Politika

Paralajmëron Krasniqi: Nëse nuk shpërndahet Kuvendi, rrezik të kemi kryeministër nga ‘zarfi’

Nga: G.B Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:46
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Pritet që me 22 gusht Kuvendi të shpërndahet, pasi vendimit që mori Kryesia e Kuvendit dhe më pas të caktohet data e zgjedhjeve.

Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se ka dyshime për të mos shkuar në zgjedhje, pasi presidenti nuk po i do ato.

“Kam dyshime që do të shkojmë në zgjedhje pasi partitë në pushtet nuk janë në ditët më të mira të tyre, por fakt është që të gjitha partitë janë takuar që janë të gatshme për zgjedhje. Ka edhe parti që deklarohen për zgjedhje e nuk janë të gatshme. LVV ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, është mirë që kjo qeveri nuk ka shkuar deri në fund. Sa ma shpejt që shkojmë në zgjedhje aq më shumë fiton Kosova. Ka pasur tendenca që të kërkohet të krijohet një qeveri brenda kësaj legjislature, këto tendenca janë të presidentit Thaçi, pasi ai ka plane me Vuçiqin”, ka thënë Selimi.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk është diçka e re që Thaçi do të mundohet ta parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve, e se a do t’ia arrijë, mbetet të shihet me 22 gusht.

“Nuk është diçka e re që Presidenti Thaçi do të mundohet ta parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve. A do t'ia arrijë këtij qëllimi, mbetet të shihet me 22 gusht, kur Parlamenti pritet të shpërndahet”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, opozita duhet të bëjë çmos që t’i sigurojë votat që të shpërndahet Kuvendi, në të kundërtën vendi do të futet në krizë dhe më pas mund të kemi zgjidhjen nga ndërkombëtarët që është kryeministër nga ‘zarfi’.

“Për t'u shpërndarë Parlamenti nevojiten votat e 81 deputetëve. Opozita duhet të bëjë çmos që të sigurojë këto vota, sepse në të kundërtën Kosova futet në krizë institucionale dhe vije çështja deri aty që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për ta zgjidhur lëmshin. Dihet se cila është zgjidhja e tyre. Kryeministër nga "zarfi"”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat