Koalicioni parazgjedhor LDK-LVV i pamundur, nuk përjashtohet koalicioni pas zgjedhor

Politika

Koalicioni parazgjedhor LDK-LVV i pamundur, nuk përjashtohet koalicioni pas zgjedhor

Nga: D. B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:00
LDK-LVV

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takimin e mbajtur kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Madje Kurti përmes një postimi në Facebook ka treguar se me 22 gusht dy grupet parlamentare LDK-LVV do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin, duke premtuar se qytetareve të Kosovës t’ju rikthehet shpresa.

Kurse analisti politik Imer Mushkolaj takimin e dyshes Muatafa dhe Kurti i ka quajtur një takim pajtimi, për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve.

Ai ka thënë për “Bota sot” se takimi ndërmjet Mustafës e Kurti është në funksion të arritjes së një pajtimi për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve.

“Një koalicion parazgjedhor ndërmjet këtyre dy partive është i pamundur, për shkak se të dyja kërkojnë ta kenë postin e kryeministrit. Por, nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit pas zgjedhjeve, natyrisht nëse ndonjëra nga këto dy parti fiton më së shumti vota. Deri tash të gjitha projeksionet po bëhen bazuar në sondazhe, por vetëm rezultati i zgjedhjeve determinon përbërjen e qeverisë së re. Gjithnjë nëse zgjedhjet do të mbahen sipas paralajmërimeve”, është shprehur analisti politik Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat