Meha: Ngado që shkon LDK shkojnë edhe interesat e Kosovës

Politika

Meha: Ngado që shkon LDK shkojnë edhe interesat e Kosovës

Nga: D. B Më: 14 gusht 2019 Në ora: 12:17
LDK

Para disa dite u raportua nga Kryetari i saj se është arritur pajtimi me VV-në për te krijuar koalicion, dhe kjo nismë politike ka rëndësi të madhe si për vet LDK-në ashtu edhe për Kosovën, pasi rëndësia politike për Kosovën vjen nga pesha që ky grupacion politik do të ketë në interesat e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Xhevat Meha i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kudo që ndodhet dhe ngado që shkon LDK shkojnë edhe interesat e Kosovës.

Sipas tij, kjo rrjedh nga e kaluara e saj gjithsesi por shumë më shumë nga fakti se LDK është boshti rreth të cilit sillet numri më i madh vlerave  nacional-demokratike te shqiptarëve të Kosovës, e vlerat nacional-demokratike janë boshti rreth të cilit sillet fati i interesave politike të Kosovës.

“Vlerat politike nacional-demokratike kanë pasur mobilizimin e tyre në fund vitet ’80 dhe fillim vitet ’90. Ky mobilizim ka pasur rezultatet e veta në ndryshimet e kushtetutës së Kosovës, në fillimet e pluralizmit politik, në fillimet e zhvillimeve demokratike. Ky mobilizim kulmoj në krijimin e Lidhjes Demokratike si mekanizëm për mbrojtjen e interesave të Kosovës. Përcaktimi politik i krijuesve të LDK-së për mbajtjen vijës politike institucionaliste bëri që rreth LDK-së të tubohet numri më i madh i individëve bartës të vlerave nacional-demokratike. E gjithë kjo bëri që LDK të marrë goditjet më të mëdha për shkatërrim nga strukturat e mirorganizuara të fshehta të Serbisë por edhe atyre të majta të Tiranës, goditje vazhdimësia e të cilave ka sjell këtë dërrmim në të cilën gjendet tani LDK”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha.

Ai konsideron se vlera më e madhe politike e shqiptarëve të Kosovës, siç u ceka edhe më lartë, janë vlerat nacional-demokratike.

Image
Xhevat Meha

“Po çka janë këto vlera atëherë që po marrkan goditje kaq të fuqishme? Vlerat nacional-demokratike janë bindjet dhe besimet se interesi i Kosovës duhet të arrihet përmes veprimit institucional dhe me metoda demokratike, janë bindjet dhe besimet në përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien institucionale. Proporcionalisht me dërrmimin e LDK-së si bartëse e këtyre vlerave, në nivel të Kosovës kemi edhe rritjen e veprimeve jashtë institucionale në njërën anë si dhe rritjen e jo funksionalitetit dhe jo efikasitetit të institucioneve të Kosovës në anën tjetër”, ka thënë Meha.

Ai më tej ka shtuar se dërrmimi më i madh LDK-së i ka ardhur nga brenda, nga veprimet e strukturave të fshehta serbe brenda LDK-së, ku shumë nga veprimet këto struktura i kanë kryer madje derisa ishte gjallë prijësi i saj historik Ibrahim Rugova.

“Pas luftës së fundit këto struktura kryen shumë veprime, disa nga të cilat po i përmendi këtu: Fuqizimi artificialisht i LDK-së në bllok të paqes si pjesë e krijimit të frontit artificialisht të krijuar blloku i paqes vs blloku i luftës. Shkelja poshtë e vlerave nacional-demokratike përmes krijimit të kushteve që individët bartës të këtyre vlerave ose të largohen krejt nga LDK ose të zbritën në nivele më të ulëta politike. Interesimi i LDK-së për të shndërruar LDK-në në parti politike inerte, material inert për ndërtime nga partitë tjera politike. Dhënia e kontributit të pjesëtarëve të LDK-së në ato institucione që marrin nën përgjegjësi për jo funksionalitetin dhe jo efikasitetin e institucioneve si bashkë ndërtues të ‘drzhavës’ së Kosovës. Pamundësimi i konkurrencës së brendshme politike përmes miratimit të statutit dhe formës organizative të veprimit. Refuzimi i kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar që LDK të jetë bashkëpjesëmarrëse në bisedimet Kosovë-Serbi. Mos ndërtimi i LDK-së opozitare alternativ politike që i duhet Kosovës si mohim i interesave të Kosovës për një alternativë politike që sjell ndryshimet për të cilat ka nevojë Kosova. Krijimi i boshtit proletar Albin-Isa si mekanizëm për të penguar ndodhjen e ndryshimeve për të cilat ka nevojë Kosova”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha.

Sipas tij, krejt këto mund të përmblidhen se goditjet nga strukturat e fshehta serbe janë kryer me synimin për defaktorizim politik të LDK-së.

“Është e dukshme se këto synime në masë të madhe edhe janë arritur. Tani LDK-në e shoh si të dërmuar, por gjithashtu edhe me forca të mjaftueshme për të kryer ndryshimet e nevojshme të brendshme përmes përballjes nga brenda të vlerave nacional-demokratike me veprimtarinë e strukturave të fshehta serbe. Veprimet nga pikat f), g) dhe h) sipër por edhe veprimet tjera të cilat pres të ndodhin në vijim nga këto struktura i shoh si goditje për largimin përfundimtar të LDK-së nga skena politike e Kosovës. Po në lidhje me koalicionet, cilat do të duhej të ishin drejtimet për të ardhmen e LDK-së? Nga këndvështrimi im po i paraqes disa drejtime: Pa asnjë koalicion – ky është drejtimi im i preferuar edhe pse qëndron pak në krah të ideales. Grimi si e vetme do të mund të krijonte mobilizim maksimal të vlerave politike nacional-demokratike. Mirëpo kjo do të jepte rezultatet e pritura vetëm nën kushtet e një drejtimi tjetër të LDK-së, e sigurisht jo me Kryetarin që ka tani dhe me strukturat e tanishme. Nën përgjegjësin time deklaroj se nëse LDK sjell si Kryetar ndonjë individ që është bartës i vlerave nacional-demokratike dhe se rreth tij do të dominonin individët me vlera nacional-demokratike, LDK si e vetme do të marrë besimin e 50+% të votuesve të Kosovës”, ka thënë Meha.

Ai ka vlerësuar se koalicion i gjerë (jo vetëm me VV-në) kjo do të ishte e pranueshme nën kushtet në të cilat ndodhet tani LDK.

“Koalicioni, LDK do të arrinte të mobilizoj kënaqshëm vlerat nacional-demokratike, sepse një koalicion i tillë, kuptohet se do të mund të bëhej vetëm nën kushtet e një programi politik konkret për çmontimin e ‘drzhavës’ së Kosovës dhe fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Koalicioni me VV-në pa boshtin proletar Albin-Isa – Edhe ky koalicion do të ishte i pranueshëm për shkak të momentit politik në të cilin gjendet Kosova, kuptohet nën kushtet e një programi politik konkret për çmontimin e ‘drzhavës’ së Kosovës dhe fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Nuk është problem VV me gjithë dallimet politike por problem janë polet e boshtit, Albini dhe Isa. Të dy këta duhet të lirojnë rrugë për të tjerët brenda partive të tyre për faktin se janë politikisht të bankrotuar (po edhe Albini sigurisht, a e ka harruar ndokush projektin e tij për mohimin e shtetit të Kosovës? Koalicioni me VV-në me boshtin proletar Albin-Isa – Kjo për mua është e papranueshme për shumë arsye, e si arsye përmbledhëse po e përmendi se këta dy donë që Kosovës t’i sjellin vazhdimin pa ndryshim dhe t’i mohojnë Kosovës ndryshimet e nevojitur”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat