“Fundi i mbijetesës politike të PDK-së dhe AAK-së”

Politika

“Fundi i mbijetesës politike të PDK-së dhe AAK-së”

Nga: M.H Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:52
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Në debatin me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se pasqyra më e qartë se sa subjekte politike kanë përkrahje të qytetarëve, është që të garojnë të vetme. Mirëpo Haxhiu, ceku që janë treguar të hapur me LDK-në, kanë konsideruar që e opozita më e vërtetë është LDK dhe VV ani pse janë e majta dhe e djathta... VV nuk bënë pra koalicion me PDK-në.

PDK dhe VV janë dy pole, PDK që e ka shkatërruar vendin, dhe VV që e do demokracinë, LDK duhet të zgjedh me kë dëshiron të shkoj", tha ajo.

Lidhur me këtë deklaratë të Haxhiut, analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” tha që PDK-në dhe lidershipin e saj e ka kapur paniku sepse ata i kanë të humbura zgjedhjet. Dhe se ardhja në pushtet e një koalicioni LDK-LVV, do jetë një frikë për hulumtimin e të kaluarës së tyre.

“Ky reagim është për arsye paniku që tashmë është prezent te PDK-ja dhe lidershipi i saj, të cilët kanë zgjedhur të “gërmojnë” në të kaluarën jo të largët e të dyja subjekteve politike LDK-së dhe VV-së, ku i karakterizuar raporte të tensionuara politike në mes tyre. Ky reagim jo vetëm i PDK-së, por edhe i AAK-së, është i nxitur edhe nga arsye e të kuptuarit se ish aleatët e PAN-it, i kanë të humbura zgjedhjet dhe mbetja pa pushtet, është vështirë e kuptueshme dhe e pajtueshme për lidershipin e tyre, të cilët nga keqqeverisja, zhvatja dhe krimi i organizuar kanë përfituar dhjetëra miliona pasuri.

Mbase një koalicion në mes LDK-së dhe VV-së, jo vetëm që i nxjerrë fitues absolut, por shihet nga PDK-ja dhe AAK-ja, edhe si fundi ilidershpit të tyre të mbijetesës politike. Ndërsa me të drejtë koalicioni LDK-VV, po konsiderohet si shpresë për vendin, pas një qeverisje mafioze të ish-koalicionit PAN, pasojat e së cilit mendoj se janë afat gjata, dhe shpresoj që qeveria e ardhshme LDK-VV, të mund ti sanoj në një kohë optimal.

Image
Nexhat Haziri

Pa pushtet, z. Veseli dhe z. Haradinaj, janë lehtësisht objekt i drejtësisë për të hetuar jo vetëm të kaluarën e tyre, por edhe veprimet e tanishme si gjatë periudhës qeverisës por edhe jashtë saj për dyshimet që rëndojnë mbi ta për involvim në veprimtari antiliogjore. Dhe kjo mbase i tmerron ata, përfundoi Haziri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat